Çmimi i karburantit ndryshon e rritet ditë pas dite në Itali, e kosto e naftës ka kapërcyer atë të benzinës.
Qeveria italiane ka marrë sot masën e zgjatjes së urdhëresës për të mbajtur të ulur me 30.1 cent për litër çmimin e naftës e benzinës deri më datë 5 tetor.
Ministria e Financës dhe ajo e Tranzicionit Ekologjik me një komunikim të përbashkët ka informuar vendimin ndërministor të mbajë të bllokuar me 30.1 cent më pak litrin e karburantit deri më datën 5 tetor.
Dekreti në fuqi kishte si afat të fundit datën 20 shtator, por mesa duket zgjdhjet e 25 shtatorit kanë qenë një shtysë më shumë për qeverinë, në zgjatjen e saj dhe për dy javë të tjera rresht.
Ajo që preokupon më shumë është rritja e çmimit të naftës që në shërbimin self shënon 1.84 eur për litër, ndërsa benzina është në vlerën 1.77 euro për litër.
Burimi: Ora News