Fetullah Gylen dhe FETO.(Marrë nga faqja e OKB)

Ky material është marrë nga United Nations/ Kombet e Bashkuara. Zyra e Komisionerit të lartë të të Drejtave të Njeriut

FETULLAH GÜLEN AND FETÖ (ohchr.org)

https://spcommreports.ohchr.org/TMResultsBase/DownLoadFile?gId=33729

Për lehtësi leximi është ndarë në disa pjesë.

Pjesa e parë

FETULLAH GÜLEN DHE FETÖ

1. Një histori e shkurtër e FETÖ-s
Themelet e FETÖ-s u hodhën nga Fetullah Gyleni, në Izmir në vitin 1966.

Në fillim të viteve 1970, Fetullah Gyleni dhe një rreth i ngushtë miqsh krijuan kuadrin
bërthamë për organizatën.

Ata shfrytëzuan tematikat fetare dhe i përqendruan aktivitetet e tyre veçanërisht te
studentët dhe grupet e tjera të të rinjve të moshës 13-18 vjeç.

Fetullah Gylen i përçoi pikëpamjet e tij përmes predikimeve dhe fjalimeve të regjistruara
dhe të shpërndara në audiokaseta dhe videokaseta. Grumbullimet xhematore dhe
veçanërisht kampet verore ishin disa nga metodat e përdorura për të përhapur
pikëpamjet fetare të Gylenit tek një grup i madh ndjekësish.

Nga fundi i viteve 1970, Gyleni ishte shndërruar tashmë në një udhëheqës të një grupi fetar të veçantë okult. Organizata u ushqye nga perceptimi i përjashtimit që kishte shtresa konservatore dhe e devotshme fetare e shoqërisë turke. Ky perceptim thotë se shteti tradicional laik i kishte përjashtuar njerëzit fetarë nga politika dhe institucionet shtetërore. Regjimi duhej të ishte më islamik, por në atë mënyrë siç e kuptonte atë Fetullah Gyleni.

Zgjidhja për të arritur suksesin e mbrojtur nga Gyleni ishte të tregohej durim, nga ku lëvizja do të portretizohej si një organizatë dashamirëse e shoqërisë civile dhe kështu gradualisht ajo do të depërtonte në institucionet kryesore shtetërore.

Në këtë proces lëvizja u bë dyfytyrëshe. Fytyra e dukshme e saj ishte ajo e një lëvizjearsimore jokonfrontuese, e orientuar drejt bamirësisë, ndërsa fytyra më e errët e sajishte ajo e një formacioni të fshehtë fetar, tepër hierarkik, antidemokratik, i vetëmodeluar rreth kultit të individit, Fetullah Gylenit.

Me pak fjalë, lëvizja u kthye gradualisht nga një lëvizje fetare në një strukturëoperacionale të fshehtë që synonte të transformonte shoqërinë duke marrë kontrollin e shtetit turk nga brenda. Ndërsa forca e saj rritej, organizata filloi të pretendonte një mision mesianik në nivel global, duke e përshkruar Fetullah Gylen si “Imamin e
Universit” dhe “i përzgjedhuri”. Evolucioni nga një kult fetar në një organizatë kriminale mund të shqyrtohet gjerësisht në tre faza:

Faza e parë ka zgjatur deri në puçin ushtarak të 12 shtatorit 1980. Gjatë kësaj faze u krijuan konvikte të veçanta (Işık Evleri- “Shtëpitë e dritës qiellore”) dhe shkolla përgatitore për rekrutimin e ndjekësve. Në këtë fazë, organizata u përqendrua edhe në infiltrimin në institucione shtetërore, veçanërisht në ato kritike si policia.

Në fazën e dytë (fundi i viteve 80′ dhe në vitet 90′), organizata dyfishoi aktivitetet arsimore. Infiltroi në një numër të madh të institucioneve publike. Për të rritur të ardhurat, organizata u shndërrua në një gati-korporatë dhe një konglomerat (Kaynak Holding) duke bashkuar kompani të ndryshme simpatizuese të saj. Ajo krahas arsimit gjithashtu krijoi një bankë (Bank Asya) dhe filloi aktivitetet në fusha të tilla si shëndetësia (Sifa Spitalet), transporti (Sürat Logistics), media (gazeta Zaman, Samanyolu TV, etj.) dhe dhomat e biznesit (TUSKON). Për më tepër, kjo fazë ishte
fillimi i globalizimit të organizatës. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Fetullah Gyleni zgjeroi rrjetin e tij në Kaukaz, Azinë Qendrore dhe Ballkan dhe aktualisht gjendet në rreth 160 vende të botës.

Faza e tretë filloi pas të ashtuquajturit grusht shteti post-modern i 28 shkurtit 1997 dhe përfundoi me tentativën famëkeqe të grushtit të shtetit të FETÖ-s më 15 korrik 2016. Përballë një procesi gjyqësor që e inkriminonte atë për përpjekjen për të përmbysur regjimin kushtetues laik, Fetullah Gyleni u largua nga vendi në vitin 1999 dhe u vendos në SHBA. Kjo shënoi një nga etapat e ndërkombëtarizimit të organizatës. Pas largimit nga Turqia për në Shtetet e Bashkuara, Gyleni aplikoi një retorikë të re, duke e paraqitur veten dhe organizatën e tij si një manifestim i iluminuar,progresiv properëndimor dhe i moderuar i Islamit; i përqendruar në tema të tilla si “dialogu ndërfetar”.
Në të njëjtën periudhë, në Turqi u përshpejtua procesi i demokratizimit dhe i përpjekjeve për qeverisje gjithëpërfshirëse, me ardhjen në pushtet të AKP-ë. Partia qeverisëse hapi kanale për grupet konservatore/fetare për të pasur një zë më të fortë në politikë. Megjithatë, gylenistët me qëllim zgjodhën të mos hynin në politikë dhe të mos konkurronin në mënyrë legjitime brenda rregullave demokratike. Në vend të kësaj, ata vazhduan përpjekjet për të kapur më shumë pozita në shërbimin civil përmes njerëzve me besnikëri të fshehtë ndaj Gylenit dhe jo ndaj autoritetit publik legjitim. Përpjekjet e organizatës për të përshpejtuar marrjen e kontrollit të aparatit shtetëror u bënë më të forta që nga mesi i viteve 2000. Anëtarët e organizatës, që kishin marrë tashmë poste kyçe në drejtësi dhe polici, iu drejtuan metodave të paligjshme për të spastruar kundërshtarët e tyre, përfshirë edhe ata në ushtri. Për këtë qëllim u përdorën dokumente të falsifikuara, prova të sajuara, gjyqe të inskenuar, përgjime të paligjshme, shantazhe etj. Shkurtimisht, organizata filloi si lëvizje fetare dhe më pas u shndërrua në një Strukturë Shtetërore Paralele duke përbër një kërcënim të madh për regjimin demokratik, shekullar, kushtetues të Turqisë. Përpjekjet e qeverisë për të zhdukur këtë kërcënim u intensifikuan në tre vitet e fundit dhe fuqia kontrolluese e FETÖ-s në shumicën e institucioneve shtetërore u eliminua. Përpjekja për grusht shteti e 15 korrikut ishte zgjedhja e fundit dhe më e përgjakshme
e organizatës për të mbijetuar në Turqi.

Struktura e Organizatës

Organizata FETÖ-s aplikon parimin e “zinxhirit komandues”, që është parimi më themelor komandues në organizimet ushtarake.

Çdo mendim, veprim apo qëndrim që mund të interpretohet si moszbatim i urdhrit të liderit, shtypet me forcë. Të gjitha udhëzimet me burim nga Fetullah Gyleni u vishet një natyrë e shenjtë dhe zbatohen plotësisht në mënyrë të padiskutueshme.

Ndërkohë që Fetullah Gyleni dhe kuadro të tjerë drejtues shfaqen me përulësi të madhe para njerëzve në botën e jashtme, brenda organizatës ata ushtrojnë autoritet absolut.

FETÖ ka dy struktura që janë autonome nga njëra-tjetra: “institucionet publike” dhe “shoqërinë civile”. Këto dy struktura nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën në mënyrë hierarkike.

Njësitë më të ulëta, bazë të organizatës kanë një strukturë modulare dhe zbatojnë njëmodel organizativ të tipit të celulave. Me përjashtim të nivelit të lartë që drejton organizatën, çdo njësi ose celulë janë të pavarur nga njëra-tjetra.

Celulat kanë karakter organizativ fleksibël. Ato kanë manovrim të lartë dhe mund të rivendosin veten, edhe në rast të zbulimit të njërës prej celulave, kështu që organizata ka mundësi të ruajë ende unitetin e saj.

Struktura e fshehtë bazohet në konceptin e “imamit”, që është një ekzekutiv brenda organizatës i ngarkuar me detyrat që i ngarkohen nga kuadro të nivelit të lartë. Çdo imam është udhëheqës i një njësie të organizatës dhe shumë celula të lidhura janë në varësi të tij. Një imam siguron harmoninë dhe u jep udhëzime anëtarëve të celulave të tij të lidhura. Megjithatë, anëtarët e celulave nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin dhe nuk ka shkëmbim raportesh apo udhëzimesh mes tyre. Raportet jepen nga poshtë lart, ndërsa udhëzimet vijnë nga lart poshtë.

FETÖ/PDY cakton një “imam” përgjegjës për çdo krahinë turke dhe çdo institucion dhe organizatë publike ku ka infiltruar.

Organizata bazohet në një sistem kaste të ngurtë hierarkik, të përbërë nga shtatë shtresa. Fetullah Gyleni vendos për të gjitha lëvizjet sipër nivelit të katërt.

Niveli i Parë; “Niveli popullor”: Përbëhet nga individë që janë të lidhur me organizatën, njerëz që kanë të përbashkët mesazhin e saj të dhembshurisë, por edhe nga njerëz që ofrojnë mbështetje fizike dhe financiare. Shumica e këtyre njerëzve nuk i përkasin strukturës hierarkike të organizatës. Ata zakonisht nuk janë në dijeni të aktiviteteve kriminale të organizatës. Faktorët kryesorë që i lidhin këta njerëz me organizatën janë ndjeshmëria e tyre islame dhe ndjenjat e tyre fetare.

Niveli i Dytë; “Niveli besnik”: Ky është grupi që është besnik ndaj organizatës dhe përbëhet nga punonjës, studentë dhe të diplomuar në shkollat gyleniste, shkollat përgatitore, konvikte, banka, gazeta, shoqata dhe institucione publike. Këta persona marrin pjesë në mbledhjet e përbashkëta, paguajnë anëtarësi dhe pak a shumë janë të njohur me ideologjinë dhe synimet e organizatës. Është e nevojshme të jesh anëtar i organizatës në mënyrë që të mund të hysh në këtë shtresë.

Niveli i Tretë; “Niveli i strukturimit ideologjik”: Kjo është shtresa që ka adoptuar ideologjinë e organizatës, është jashtëzakonisht besnike dhe përhap idetë e organizatës në mjediset e tyre.

Niveli i Katërt; “Niveli i Inspektimit dhe Kontrollit”: Inspekton të gjithë lëvizjen (veprimtaritë e saj legale dhe ilegale). Vetëm ata që renditen në nivelin më të lartë, për sa i përket përkushtimit dhe besnikërisë, mund të ngrihen deri në këtë nivel. Anëtarët e këtij niveli zgjidhen nga ata që i bashkohen organizatës në moshë të re. Ata që i bashkohen organizatës në një moshë të mëvonshme zakonisht nuk mund të emërohen në këtë nivel ose në nivele më të larta.

Niveli i Pestë; “Niveli organizator dhe ekzekutiv”: Kërkon një nivel të lartë fshehtësie. Kjo është shtresa që organizon dhe menaxhon strukturën paralele shtetërore. Vetëm ata anëtarë që janë gjithashtu të martuar me dikë nga organizata mund të ngrihen në këtë nivel.

Niveli i Gjashtë; “Niveli i privilegjuar”: Lehtëson komunikimin ndërmjet Fetullah Gylenit dhe vartësve të tij. Është përgjegjës për caktimin e detyrave dhe shkarkimet. Ata janë emëruar nga vetë Fetullah Gyleni.

Niveli i Shtatë; (“Niveli i Lidershipit”): Grupi i Elitës i lidhur drejtpërdrejt dhe i emëruar nga Fetullah Gyleni (Përbëhet nga 17 liderë).

Organizata e ka integruar këtë sistem kaste në strukturat e saj në Turqi dhe jashtë saj. Strukturat në vendet e huaja përbëhen nga imamët kontinental dhe imamët e vendit që janë në varësi të tyre. Çdo imam i vendit është i lidhur me njësitë e tjera jashtë vendit, në varësi të situatës në atë vend të caktuar.

Struktura e organizatës jashtë vendit ndjek këtë model:
Kontinenti Evropian
a. Imami i Evropës Perëndimore,
b. Imami i Ballkanit,
c. Imami i ish Bllokut të Vendeve Lindore.
Dy Amerikat
a. Imami i SHBA dhe Kanadasë,
b. Imami i Amerikës Jugore.
Kontinenti Aziatik
a. Imami i Republikës Turke,
b. Imami i Azisë së Largët,
c. Imami i Lindjes së Mesme,
d. Imami i ish Republikave Sovjetike.
Kontinenti Afrikan
a. Imami i Afrikës
Kontinenti Australian
a. Imami i Australisë

Për më tepër, ekziston një njësi e pavarur, e cila quhet “shërbime private” (mahrem hizmet – aktivitete konfidenciale). Kjo njësi brenda organizatës, të cilën e njohin vetëm kuadrot drejtuese, është aplikuar në mënyrë të qëllimshme jo transparente, për të ruajtur organizatën dhe për të parandaluar zbulimin e aktiviteteve të saj. Te “shërbimet private”
zgjidhen posaçërisht nga ata që zbatojnë urdhrat me përkushtim absolut dhe nënshtrim të plotë, dhe pa vënë në dyshim përshtatshmërinë, racionalitetin, ligjshmërinë, moralin ose bazën fetare të udhëzimeve që burojnë nga Fetullah Gyleni ose niveli drejtues. Në varësi të kërkesave lokale, kjo njësi e veçantë mund të ekzistojë në çdo nivel, që nga
kontinenti, vendi, rajoni, deri te qyteti, qyteza, rrethi, lagjja dhe Işık Evleri (shtëpitë e dritës). Kjo njësi është e pranishme në institucionet dhe organizatat publike, ministritë dhe degët e tyre lokale, administratat bashkiake, universitetet, ndërmarrjet shtetërore dhe në sektorin privat.

Organizata përdor metoda të fshehta në komunikim:
➢ Marrja e një betimi që premton bindje dhe besnikëri të rreptë ndaj
udhëheqësit.
➢ Përdorimi i programeve speciale të koduara komunikimi, siç është
ByLock, Tango, Eagle.
➢ Përdorimi i “kartëmonedhave një dollarësh” me numër serial special në
përputhje me nivelin përkatës të secilit, në mënyrë që të tregojnë
besnikërinë e tyre ndaj organizatës.
➢ Përdorimi i emrave të koduar në mënyrë që të mos shfaqin identitetin e
tyre.
➢ Shpërndarja e mesazheve të koduara e të fshehura në predikimet dhe
intervistat e Gylenit.