Raporti i OKB: Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve të huaj në 7 muajt e parë të 2022

Rreth 700 milionë turistë udhëtuan ndërkombëtarisht midis janarit dhe shtatorit të këtij, më shumë se dyfishi (+133%) se numri i regjistruar për të njëjtën periudhë në vitin 2021.

Kjo shifër është sa 63% e nivelit të viti 2019 dhe e vendos sektorin në rrugën e duhur për të mundur ndikimet e pandemisë së COVID-19.

Ndërkohë që në këtë raport Shqipëria është ndër të vetmet vende që ka regjistruar shifra më të larta se viti 2019, me një rritje mbi 18% të turistëve të huaj, krahasuar me 7 muajt e parë të vitit 2019, viti para pandemisë.

Raport i përgatitur nga Organizata e Turizmit e Kombeve të Bashkuara thotë se së bashku me Shqipërinë vetëm Republika Domenikane ka një bilanc pozitiv. Në nivel global raporti thekson se sektori është rikuperuar nga kriza më e keqe në historinë e tij, ndërkohë që Evropa po udhëheq.
Burimi: Gazeta Dita