Reshje të dendura bore në të gjithë territorin e Korçës

Reshjet e shiut dhe të dëborës nuk kanë pushuar gjithë natën në qarkun e Korçës. Bora ka përshirë gjithë territorin kryesisht mbi lartësinë mbi 1200 m.

Trashësia e dëborës ka arritur deri në 7 centimetra. Ndërkohë borëpastrueset po punojnë në rrugën e Dardhës dhe po bëhet kriposja e rrugës. Në akset rrugore nacionale dhe turistike nuk ka patur vështirësi në qarkullim.

Burimi: Lapsi.al