Finlanda vlerëson opsionin e anëtarësimit në NATO pa Suedinë

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, theksoi se Finlanda duhet të vlerësojë anëtarësimin në NATO pa Suedinë.

Sipas një lajmi të agjencisë finlandeze të lajmeve YLE, Haavisto dha deklarata për shtypin se si do të vazhdojë procesi i Memorandumit Trepalësh i nënshkruar me Turqinë për anëtarësim në NATO, pas rastit të djegies së Kuranit para ambasadës turke në Stokholm dhe provokimeve të organizatës terroriste PKK/YPG.

I pyetur nëse Finlanda duhet të përparojë me të njëjtin ritëm me Suedinë në procesin e anëtarësimit në NATO, Haavisto tha: “Helsinki duhet ta rishqyrtojë këtë strategji nëse është e nevojshme. Sigurisht, nga pikëpamja e sigurisë së të dy vendeve, ky është padyshim opsioni numër një”.

Ministri Haavisto theksoi se duhet të jenë të gatshëm të rivlerësojnë situatën.

Duke thënë se Türkiye është “e tronditur dhe e zemëruar” për atë që ndodhi në Suedi, e cila e bën të vështirë negocimin me Turqinë, Haavisto tha: “Këta protestues po luajnë me sigurinë e Finlandës dhe Suedisë. Qëllimi i tyre është të provokojnë Türkiye-n dhe të ndikojnë në diskursin publik”.

Haavisto tha se Finlanda, Suedia dhe Turqia po diskutojnë një takim të mundshëm trepalësh në pranverë.
Burimi:AA