Kryesore
Britania e Madhe dënon vendimin e Izraelit për të konfiskuar 8 mijë dynymë tokë të Palestinës në rajonin e Luginës së Jordanit në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme britanike thuhet se "Britania dënon fuqishëm vendimin e Izraelit për konfiskimin e më shumë se 8 mijë dynymëve tokë palestineze në Luginën e Jordanit".
"Ky është sekuestrimi më i madh i tokës që nga Marrëveshja e Oslos në vitin 1994", thuhet në deklaratën ku rikujtohet se Izraeli edhe më 29 shkurt shpalli planin e tij për të sekuestruar 2 mijë dynymë tokë
Aktualitet
Facebook Page
Më të lexuarat
1