Lidhje


TV-të shqiptare vazhdojnë të promovojnë sharlatanizëm dhe bestytni “qoshesh”/ Çfarë është atletika e re e besimeve të vjetra, Reiki dhe Joga ?

Një tendencë e re e TV-ve tona kombëtare po zë vendin e informimit dinjitoz dhe burmit zyrtar. Ajo që është e njohur në vendin tonë si pjesë e harmonisë ndërfetare ka të bëjë me njohjen e tre komuniteteve të besimeve zyrtare, siç janë muslimanët , katolikët dhe ortodoksët. Teksa burimet zyrtare të këtyre feve shpesh herë anashkalohen shohim se një vazhdimësi kronikash televizive trajtojnë disa bestytni “qoshesh” duke intervistuar sharlatanë agnostik të një niveli të pa dëgjuar ndonjëherë në mesin e popullit tonë.

 

Kështu teksa sheh zonjën e nderuar në emisionin e RTSH-së, TV që mbahet edhe me taksat tona, kupton se sharatanizmi që vjen nga vende jashtë “orbitës” tonë kulturore tentojnë të fusin paqartësitë e tyre në një popull i cili të paktën kulturalisht apo fetarisht “është i kompletuar”, paçka se vuan nga reminishenca të vështira politiko-sociale. Gjithsesi zonja pretendon se flet dhe komunikon me këta ëngjëj nëpërmjet trajnimit (apo trajneres) së saj Reiki. Dhe pretendon se në njëfarë mënyre  këta “ëngjëj” i kanë treguar të ardhmen apo i kanë treguar diçka të fshehtë, pra se djali i saj ishte i sëmurë.

 

Pak fjalë për terapinë Reiki:

 

Shërimi me energji jetike është një formë e re trajtimi që bazohet në gënjeshtra dhe sharlatanizëm për të konsumuar pasurinë e njerëzve në mënyrë të paligjshme. Është një lloj shërimi që ka origjinë budiste dhe bazohet në mite, që fatkeqësisht ka hyrë edhe tek ne.

 

Reiki është i ngjashëm me jogën, bazohet në atë që ata e quajnë "energji universale e forcës së jetës".

 

Për më tepër,  besimi në këtë energji të forcës jetësore universale, e cila përshkon çdo qenie të gjallë dhe se ajo shëron dhe ndikon në shëndetin tonë, është mosbesim në peshoren e feve Abrahamike, sepse kur besohet kështu, sundimi i këtij universi dhe i jetës ia atribuohet dikujt tjetër përveç Allahut. Pra një energjie të padukshme të cilën mundet ta posedojmë çdonjëri prej nesh. Allahu thotë në Kuran nëpërmjet fjalëve të Ibrahimit një koncept që shumë njerëz duhet ta kenë parasysh në çdo moment të jetës së tyre, Ai thotë: “Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua. Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë.  Dhe kur të sëmurem Ai më shëron” 26:78-80. Po ashtu thotë: “Nëse All-llahu të dhuron ndonjë të mirë, duhet ditur se vetëm Ai është i gjithëfuqishëm për çdo send e nëse Ai lejon të të godasi ndonjë fatkeqësi kush tjetër përveç Tij mundet të ta largojë atë.” 6:17

 

 

 

Duhet të kuptoni se çështje janë shumë të rrezikshme, sepse në botë sot ka një promovim shumë aktiv të budizmit që fshihet nën emrin e shërimit dhe stërvitjes meditative. Disa njerëz e krahasojnë me hixhamen e disa të tjerë me akupunturën. Por nuk mund të ketë krahasim midis këtyre praktikave idhujtare, sharlatane dhe hixhamesë (kupave) , e cila bazohet në nxjerrjen e gjakut, ose akupunkturën. Këtu kemi për qëllim akupunturën si pjesë e mjekësisë popullore Kineze.

 

Këtu kemi të bëjmë me rastin ku praktikuesi pretendon se vendet ku futen gjilpërat janë pika të meridianëve përgjatë të cilave rrjedh energjia e forcës jetësore (Ki ose chi), e cila lidh qenien e krijuar me Qenien Absolute dhe se gjilpërat trajtojnë problemet që që gjenden në këta meridianë, kjo ide lidhet me besimet e rreme idhujtare të kinezëve, kështu që nuk lejohet të kërkohet shërim nga ata që pretendojnë këtë lloj akupunture dhe promovojnë këto besime të devijuara nga vet tabani ynë kulturor.  Fatkeqësisht, akupunktura nuk u bë e njohur në kohët moderne, përveç kur lëvizja ndërkombëtare ezoterike e miratoi atë për të promovuar besimet e tyre, përpara se të përdorej për shëndetin apo shërimin.

 

 

Dy fjalë po ashtu edhe për Jogën si pjesë e praktikës në terapinë Reiki:

 

Joga nuk është thjesht një ushtrim fizik, është më tepër një formë adhurimi ndaj diellit në vend të Allahut. Collins e përkufizon jogën si: "Një sistem filozofik hindu që synon bashkimin mistik të vetvetes me qenien supreme: - një gjendje e vetëdijes dhe qetësisë së plotë përmes ushtrimeve të caktuara fizike dhe mendore". Është e përhapur dhe e njohur në Indi që në epokat e hershme. Emri origjinal i këtij “sporti” në sanskritisht është (Sastanga Soria Namaskar) që do të thotë "të bësh sexhde për diellin në tetë vende të trupit". Ky sport ka 10 gjendje të njohura ndër të cilat faza e pestë ku personi shtrihet me fytyrë përtokë duke prekur tokën me të dy duart, hundën, gjoksin, të dy gjunjët dhe gishtat e këmbëve. Me këtë njeriu realizon sexhde për diellin në tetë organe të trupit.

 

Pra, arrijmë në përfundimin se praktikat Reiki nuk janë një lloj sporti apo terapie siç pretendohet, por janë një formë ateiste e adhurimit që besimtari monoteist nuk duhet ti qasetas nga larg e as nga afër.

 

Madje më tej këto forma të idhujtarisë moderne, të quajtura terapi, sport, meditim, përmbajnë elemente të forta dhe të shumta mosbesimi, sikurse në intervistën për RTSH-në zonja në fjalë tha se arrin të perceptojë lajme të fshehta sikurse edhe lajmi se djali i saj ishte me temperaturë kur ajo ishte larg tij. Por kjo kundërshton çdo manifestim të besimit të drejtë i cili pohon se të fshehtën e di vetëm Zoti në qiell e askush përpos Tij. Zoti thotë: Thuaj: "Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e dinë se kur ringjallen" 27:65.

 

E nëse ndodh diçka e tillë, ai komunikim për të cilën flet zonja në fjalë ka të bëjë me përshpëritje djallëzore e kurrsesi hyjnore, ndaj e ftojmë të rishikojë besimin e saj se mos ndoshta ato 7-të engjëjt në realitet janë 7-të shejtan. Zoti thotë: “Dhe, (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: "A këta ishin që vetëm juve u adhuronin?" Ata (engjëjt) thonë: "I pa të meta je o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish u besonin atyre" 34:40-41

 

Nëse duhet të tregohemi “xhelozë” ndaj diçkaje , ajo është harmonia ndërfetare e cila ka në thelbin e saj tolerancën, e kjo e fundit e stimuluar më së tepërmi nga fuqia e besimit të shumicës religjoze, asaj shumice që beson në një Zot i cili u lartësua mbi 7 qiejtë dhe i kërkoi njerëzve të ndiqnin rrugën e drejtë të llogjikshme dhe jo devijimet apo bestytnitë e “qosheve” të cilat ndërrojnë fiozofi sa herë që shohin ndonjë “dritë dielli që bie çuditëshëm mbi tokë”.

XS
SM
MD
LG