Lidhje


Pakistani paralajmëron për rritjen e ndjenjës anti-muslimane në Indi

Përfaqësuesi i Përhershëm i Pakistanit në Kombet e Bashkuara (OKB), Munir Akram tha se rritja e ndjenjës anti-muslimane (Islamofobi) në Indi është shqetësuese, transmeton Anadolu. Akram foli në seancën me titull "Kultura e paqes" që u mbajt në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

 

Ai theksoi se në kuadër të ideologjisë "Hindutva", urrejtja, presioni dhe dhuna është rritur dhe është bërë sistematike për rreth 200 milionë muslimanë dhe pakicat e tjera që jetojnë në Indi që nga viti 2014 kur në krye të detyrës erdhi qeveria e përbërë nga RSS (Organizata Vullnetare Indiane) e cila është e lidhur me Partinë Bharatiya Janata (BJP) e udhëhequr nga kryeministri indian Narendra Modi.

Read more ...


Protestuesit pro-Palestinë në "Columbia University", New York, pushtojnë ndërtesën pasi kolegji pezulloi studentët

Protestuesit pro-palestinezë në Universitetin e Kolumbias zaptuan një ndërtesë në kampusin e qytetit të Nju Jorkut të martën një ditë pasi universiteti filloi të pezullonte demonstruesit studentorë. Protestuesit të cilët "pushtuan" Hamilton Hall, shfaqën pankarta nga një dritare ku lexohej "Intifada", fjalë arabe që nënkupton një kryengritje, raportoi CNN, duke lëshuar një video të eventit. Universiteti tha në një njoftim herët në mëngjes se aksesi efektiv i menjëhershëm në kampusin Morningside është kufizuar për studentët që banojnë në konviktet e banimit brenda kampusit dhe për punonjësit që ofrojnë shërbime të ndryshme.

Read more ...


“Dosja 5D”/ Drejtori i bashkisë shembte banesat për të favorizuar kompaninë e ndërtimit

Kanë dalë detaje të reja nga dosja 5D e korrupsionit në bashkinë e Tiranës. Emisioni “Në shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala në News24, trajtoi këtë temë duke nxjerrë edhe disa elementë nga dosja hetimore që çoi në pranga drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato në akuzën e korrupsionit dhe përfitimit në konflikt të interesit të 45 tenderave me vlerë prej 30 milionë euro, në favor të kompanisë “5D Contruksion”, duke shfrytëzuar postet publike që ata mbanin.

Read more ...


Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën 

Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik ka miratuar të enjten një mocion për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën të propozuar nga deputetja Alicia Kearns, me të cilën Britania mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës. Ky mocion u propozua nga Kearns pas një debati që u zhvillua mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor. “Kërkoj që kjo Dhomë të lëvizë në njohjen e situatës akute të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të dënojë sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjskë në Kosovë më 24 shtator 2023”, thuhet në mocionin e propozuar nga deputetja Kearns, i miratuar në Parlamentin britanik.

Read more ...


A po përpiqet perëndimi të "ndërrojë taktikë" me Hizbollanë?: 1 miliard Euro për Libanin

"1 miliard Euro që do të vihen në dispozicion deri në vitin 2027 do t'u ofrojë njerëzve në Liban ndihmën që nevojitet me kaq urgjencë, dhe do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit", tha presidentja e Komisionit Evropian në Bejrut, Ursula von der Leyen. Mjetet financiare, sipas BE, do të shërbejnë për pajisje dhe trajnimin e ushtrisë libaneze. BE do të ndihmojë në arsim dhe shëndetësi edhe refugjatët. BE do ta mbështesë me 1 miliard Euro Libanin që ai pas kësaj marrëveshjeje të pengojë fluksin e refugjatëve drejt BE

Read more ...

XS
SM
MD
LG