Lidhje


Devijimet në besim të Organizatës famëkeqe okulte “Fetullah Gylen” - 4 

-Të folurit me Qenien Hyjnore (Allahun) dhe pretendimi se mundet të njihet e ardhmja/e fshehta

 

Gyleni, i cili në shprehje të shumta tejkalon çdo kufi kur pretendon, tërthorazi, se kishte parë Allahun, në fragmentin e mëposhtëm nënkupton se, përtej dimensioneve kohë dhe vend, ai ka folur me Allahun, Xhebrailin dhe Hz. Pejgamberin në një cilësi dhe sasi të pacaktuar. Ndërsa vepron kështu, me qëllim që të largojë nga vetja pyetjet dhe reagimet e mundshme, të cilat mund të parashtrohen ndaj tij, përpiqet ta sqarojë çështjen me një shpjegim të përgjithshëm, pa folur për vete. Por, vartësit e tij e dinë mjaft mirë se Gyleni po flet për veten, kështu ai i manipulon mendjet e atyre që nuk i njohin mirë teknikat e tij okulte të manipulimit psikologjik dhe verbal në mënyrë që ti lehtësohet kontrolli i të gjithë atyre që bien në këtë rrjetë diversive, atyre që bien në grackën e sharlatanizmit të tij.  

Read more ...


TV-të shqiptare vazhdojnë të promovojnë sharlatanizëm dhe bestytni “qoshesh”/ Çfarë është atletika e re e besimeve të vjetra, Reiki dhe Joga ?

Një tendencë e re e TV-ve tona kombëtare po zë vendin e informimit dinjitoz dhe burmit zyrtar. Ajo që është e njohur në vendin tonë si pjesë e harmonisë ndërfetare ka të bëjë me njohjen e tre komuniteteve të besimeve zyrtare, siç janë muslimanët , katolikët dhe ortodoksët. Teksa burimet zyrtare të këtyre feve shpesh herë anashkalohen shohim se një vazhdimësi kronikash televizive trajtojnë disa bestytni “qoshesh” duke intervistuar sharlatanë agnostik të një niveli të pa dëgjuar ndonjëherë në mesin e popullit tonë.

 

Kështu teksa sheh zonjën e nderuar në emisionin e RTSH-së, TV që mbahet edhe me taksat tona, kupton se sharatanizmi që vjen nga vende jashtë “orbitës” tonë kulturore tentojnë të fusin paqartësitë e tyre në një popull i cili të paktën kulturalisht apo fetarisht “është i kompletuar”, paçka se vuan nga reminishenca të vështira politiko-sociale. Gjithsesi zonja pretendon se flet dhe komunikon me këta ëngjëj nëpërmjet trajnimit (apo trajneres) së saj Reiki. Dhe pretendon se në njëfarë mënyre  këta “ëngjëj” i kanë treguar të ardhmen apo i kanë treguar diçka të fshehtë, pra se djali i saj ishte i sëmurë.

Read more ...


Harmonia që buron nga ligjshmëria

Nga Alban Gorishti 

 

Para disa ditësh prezantova në xhenazen e nënës së një figure të njohur të komunitetit tonë. Faktikisht kisha kohë që nuk vizitoja varrezat e Tiranës, kur mendon për metropole si Tirana realisht gjithnjë të vjen ndërmend banesat, rrugët, sheshet dhe supermarketet e stërmbushura me mall dhe njerëz, por harron që një qytet kaq i madh medoemos duhet të ketë edhe një 'qytet të nëndheshëm' po aq të madh. Duke shkuar atje lart ajo që më bëri përshtypje ishte shtrirja e këtij 'qyteti', tashmë 'vilat' e njerëzve që 'pushojnë' aty i kishin kaluar vilat e të pasurve apo ato të banorëve autokton për nga lartësia gjeografike. 

Read more ...


Sharlatani kadiani gënjen për shejh Albanin për të sulmuar Mexhlisin por "harron" se ka konsensus midis dijetarëve islam për mosbesimin (kufrin) e sektit të tyre

Para së gjithash duhet thënë se Kadianija është një lëvizje që filloi në vitin 1900 të erës sonë si një komplot nga kolonialistët britanikë në nënkontinentin Indian, me synimin për t'i larguar muslimanët nga feja e tyre dhe nga detyrimi i luftës mbrojtëse në veçanti, në mënyrë që ata të mos kundërshtonin kolonializmin britanik në emër të Islamit.

 

Ditën e bajramit portali mediatik Mexhlis hodhi në faqen e tij zyrtare një postim, në të cilin trajtonte një problematikë tendencioze që në fokusin e saj kishte një sekt të devijuar, madje jo musliman sipas konsensusit të dijetarëve islam, të përfaqësuar në vendin tonë nga një misionar i xhematit kadiani në Shqipëri të quajtur Samad Ahmed Ghori.

Read more ...


Bujar Spahiu dhe ambasadorja e Izraelit sërish bashkë

Baba Mondi ka bërë sërish bashkë kreun gylenist të KMSH Bujar Spahiu me ambasadoren e Izraelit. Kjo ka ndodhur pak dite më parë në kryegjyshatën bektashite në Tiranë, në një iftar të organizuar nga këta të fundit.

 

Spahiu nuk e ka shfaqur këtë në postimet e tij, megjithëse ai është kujdesur të paraqesë të gjithë iftaret dhe takimet e tij në rrjetet sociale.

Read more ...

XS
SM
MD
LG