Lidhje


Fushata kundër miratimit të Rezolutës në OKB, e cila dënon gjenocidin e Serbrenicës, po udhëhiqet nga presidenti pro-Rus Aleksandar Vuçiq

 

Disa analistë pohojnë se fushata kundër miratimit të Rezolutës për Srebrenicën, e udhëhequr nga politikanët serbë me mbështetjen e aleatëve rusë dhe kinezë në OKB, ka arritur rezultate të caktuara. Rezoluta, e cila sipas pretendimeve të viktimave të mbijetuara të gjenocidit, duhet të jetë një akt qytetërimi, tani po përpiqet të paraqitet si diçka që mund të destabilizojë B-H dhe rajonin.

Read more ...


Izraeli vazhdon të mbajë kufomat e 500 palestinezëve

Izraeli vazhdon të mbajë kufomat e 500 palestinezëve, 58 prej të cilëve që nga fillimi i vitit, transmeton Anadolu. "Izraeli vazhdon të mbajë trupat e 500 palestinezëve, 58 prej tyre që nga fillimi i vitit, në 'Varrezat e Numrave' dhe se trupat e 4 palestinezëve i dorëzoi në prill", thuhet në deklaratën me shkrim nga Nisma për Rikthimin e Trupave të Dëshmorëve. Në deklaratë thuhet se mbajtja e trupave nga Izraeli në "Varrezat e Numrave" dhe morgjet është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare dhe dinjitetin njerëzor dhe se në të dhënat e përbashkëta nuk përfshiheshin trupat e ndaluar nga Gaza pas 7 tetorit 2023.

Read more ...


Netanyahu u kërkon “liderëve të botës së lirë” të qëndrojnë kundër urdhër-arresteve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u ka bërë thirrje atyre që ai i quajti “liderë të botës së lirë” që të qëndrojnë kundër urdhër-arresteve të mundshme për zyrtarët izraelitë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale Në një video adresim në llogarinë e tij në X, Netanyahu kritikoi ashpër urdhër-arrestet e pritshme nga gjykata me bazë në Hagë për krimet e luftës të kryera kundër palestinezëve, duke i quajtur një “skandal në shkallë historike”. Ai pretendoi se Gjykata Ndërkombëtare Penale po përpiqet të mohojë të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, duke theksuar se masa “do të jetë një krim i paprecedentë i urrejtjes antisemitike”. 

Read more ...


Turqia do të përfshihet në rastin e gjenocidit që Afrika e Jugut ka iniciuar kundër Izraelit në GJND

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, tha se vendi i tij do të kërkojë të jetë pjesë e lëndës së Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) që akuzon Izraelin për kryerjen e gjenocidit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

 

"Türkiye ka vendosur të kërkojë të bashkëngjitet në lëndën e gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit në GJND", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologen e tij indoneziane, Retno Marsudi.

Read more ...


Izraeli do të fillojë sulm tokësor në Rafah nëse nuk ka përparim në negociatat me Hamasin

Ushtria izraelite do të nisë sulm tokësor në Rafah ku janë strehuar 1.5 milion palestinezë të zhvendosur në jug të Rripit të Gazës nëse në "ditët e ardhshme" nuk shënohet përparim në negociatat për shkëmbimin e pengjeve mes Tel Avivit dhe Hamasit, transmeton Anadolu.

 

Në lajmet e publikuara në radion e ushtrisë izraelite janë bërë vlerësime lidhur me negociatat indirekte që vazhdojnë mes tel Avivit dhe Hamasit për shkëmbimin e pengjeve.

Read more ...

XS
SM
MD
LG