Lidhje


“Mora hak ndaj mësuesve”/ Aktori turk blen shkollën e tij të fillores dhe e shkatërron

Aktori i njohur turk Caglar Ertugrul ka pushtuar mediat në vendlindje, me veprimin më të fundit që i ka lënë të gjithë të shokuar.Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ku pozon para një grumbulli rrënojash, ai rrëfen se ka blerë dhe më pas shkatërruar shkollën e tij të fëmijërisë. Në postimin që ka shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjetet sociale, Ertugrul thotë se për veprimin e tij motiv ishte hakmarrja për “drurin që kishte ngrënë” nga mësuesit në fëmijëri. Ai shprehet se është hakmarrë për shkollën që e ka traumatizuar mendërisht dhe fizikisht gjatë fëmijërisë, ndërsa një lum komentesh ku kritikohet për veprimin ka vërshuar në postim. Madje veprimet e tij janë cilësuar si destruktive dhe antiturke.

Read more ...


Edi Rama i “pret kokën” Erion Veliajt në FOTON me Ali Ahmetin

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti u shpall ditën e sotme “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Tiranës. Këtë aktivitet, kryebashkiaku Erion Veliaj e shfrytëzoi për të afruar në godinën e korrupsionit kryeministrin Edi Rama dhe për t’iu përcjellë mesazhin prokurorëve të SPAK dhe opinionit publik se e ka ende mbështetjen e tij. Por, duket e se e vërteta është krejt ndryshe dhe këtë gjë e ka zbuluar postimi i fundit i kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një foto të vetme nga ky aktivitet, ku shfaqet jashtë godinës së Bashkisë me Ali Ahmetin dhe me disa persona të tjerë.

Read more ...


Ngjarje e rëndë në Dropull, vriten me sende të forta çifti i bashkëshortëve

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Bodrisht të Dropullit. Bëhet me dije se një çift bashkëshortësh janë gjetur pa shenja jete në ambientet e banesës së tyre.

 

Viktimat janë shtetasit me inicialet Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, në trupin e të cilëve janë konstatuar dhenja dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.

Read more ...


Organizata humanitare WCK rifillon punën në Gaza

Organizata ndërkombëtare humanitare e ushqimit World Central Kitchen (WCK) rifilloi operacionet e saj në Rripin e Gazës pasi shtatë nga punonjësit e saj u vranë në një sulm izraelit në fillim të këtij muaji, transmeton Anadolu."WCK shërbeu 200 mijë vakte për palestinezët e zhvendosur sot, teksa ne rifilluam punën në Gaza", tha organizata në X.Në njoftim thuhet se WCK ka ofruar më shumë se 43 milionë vakte në Gaza deri më sot, duke shtuar: "276 kamionë të WCK-së janë gati të hyjnë përmes qytetit Rafah me ushqim të mjaftueshëm për 8 milionë vakte. Ne po dërgojmë gjithashtu kamionë në veri".

Read more ...


10 adresa Instagrami/ Pikaste vajza që ofronin marrëdhënie në rrjete sociale, si vepronte 27-vjeçari që kamuflohej si polic

Ajet Salla është 27-vjeçari që hiqej si polic dhe mashtronte punonjëset e seksit dhe më pas i kërcënonte se do t’i arrestonte. Ai pikaste vajza që ofronin seks në rrjete sociale i shkruante dhe pasi bënte marrëveshje me to i prezantohej si polic që qe të mos i arrestonte i kërkonte 2000 euro. AMP ka dyshime se ai mund të jetë përfshirë edhe në një rrjet prostitucioni si tutor pasi i janë gjetur në telefon 10 adresa në rrjetet sociale ku postonte video dhe foto të vajzave që ofronin prostitucion. Atij i është sekuestruar dhe një stemë policie.

Read more ...

XS
SM
MD
LG