Lidhje


A po krijohet në Shqipëri një shtresë hibride e hoxhallarëve të dhënë pas "pushtetit/pushtetarëve" dhe a vlen për këtë kategori hadithi i tubimeve të dijes/hajrit?

Duke parë disa tubime që po prodhon përzierja hibride e interesit midis gylenistve në krye të KMSH-së dhe disa pseudo hoxhallarëve të dalë nga ky union interesi, mu kujtua qëndrimi i të parëve tanë të ndershëm ndaj kësaj kategorie njerëzish apo këtij prodhimi të ri hibrid. E natyrshëm më erdhi ndërmend pyetja , a po krijohet një shtresë e re, e tillë hoxhallarësh?

Imam Ahmedi (Allahu e pastë mëshiruar) nuk shkoi kurrë (ti vizitonte) tek halifët, qeveritarët apo princat dhe nuk i shkruajti kurrë atyre (pra për ti kërkuar ndonjë gjë) po ashtu ndaloi edhe ndjekësit e tij në mënyrë absolute nga ky veprim dhe fjalët e tij për këtë janë të famshme. Muhanne tha: E pyeta Ahmedin për Ibrahim bin El-Haraviun (dijetar i hadithit), dhe ai tha për të: "Një njeri i fëlliqur". Unë i thashë: "Çfarë thua? Ai i ndyrë?" Ai tha: Ai që ndjek qeveritarët dhe njerëzit e pozitës (pra bëhet i varur prej tyre), është i ndyrë". Ky ishte po ashtu mendimi i një grupi prej selefëve duke përfshirë Suvejd bin Gafleh, Tavus, El-Nekha'i, Ebu Hazim El-Araxh, El-Theuri, El-Fudejl bin Aijad, Ibn El-Mubarek, Davud El-Ta'i, Abdullah bin Idris, Bishr bin El-Harith El-Hafi dhe të tjerë.

Read more ...


A ngjason lëvizja Gylen (apo FETO) me atë të Hashashijinve apo Asasinëve ?/Pjesa e dytë

Vazhdim...

Por gjithsesi infiltrimi i Gylenit nëpër institucione kërkonte një konformizëm me sistemin laik në fuqi.Bindja e Gylenit ndaj shtetit u shfaq pas "grushtit portokalli" të 28 shkurtit 1997. Ndërsa ndalimi i shamisë në universitete u protestua në rrugë, në intervista të shumta, ai u shpjegoi gazetarëve se nuk e sheh shaminë si një nga parimet kryesore të fesë, se është një “farz furu” (një domosdoshmëri e parëndësishme/e parëndësishme), duke rrezikuar të shqetësojë dhjetëra grupe islamike që mendojnë ndryshe. Disa nga pjesëtaret femra të lëvizjes shpjegojnë se si ato kishin qarë për disa netë për shkak të detyrimit “të bënin një sakrificë” duke hequr shallin, duke u ndjerë të ekspozuar dhe madje të dhunuar.Shpesh, ata që janë rekrutë të mundshëm nuk dekurajohen me një theks të tepërt ndaj detyrimeve ose ndalimeve fetare. Kjo në emër të largimit të barës nga imami (kleri i lartë në hierarki ose vet Gyleni) i cili ka aftësinë ti lejojë disa gjëra të palejuara sheriatikisht, gjëra si pirja e alkoolit apo ngrënia e kamatës.Kjo formë jo e devotshme dhe jo radikale e myslimanizmit njihet nga lëvizja Gylen dhe u përvetësohet parimeve të tyre misionare, duke u shfaqur dukshëm më dashamirës ndaj praktikave jo-islame.

Read more ...


A ngjason lëvizja Gylen (apo FETO) me atë të Hashashijinve apo Asasinëve ?/ Pjesa e parë

Duke ndjekur një kronikë televizive të rrjetit të njohur amerikan cbsnews rreth lëvizjes së Fetulla Gyenit në Amerikë, mu kujtuan infiltrimet politike të lëvizjes së vjetër të hashashijunëve.
“Ata janë një kërcënim për marrëdhëniet tona me Turqinë dhe kështu për stabilitetin e Lindjes së Mesme”, tha ish-ambasadori i SHBA në Turqi, James Jeffrey.
Për sa i përket lëvizjes së vjetër Assasinët ose Ashashijunë, ekzistojnë shumë pika të ngjashme midis tyre dhe lëvizjes gyleniste, sic ka edhe gjëra të kundërta. Por sot do trajtojmë ngjashmëritë në mënyrë që të kuptojmë se kamuflimi dhe dyfytyrsia janë rreziqet më të mëdha për një pozitë apo ideologji, por po ashtu edhe shtet apo shoqëri.

Read more ...


Si organizata hizmet po tenton të kapërcejë shtetet e Ballkanit në një lojë të rrezikshme pushteti dhe destabilizimi

Shkruan: Hamzi Ibraimi/Lëvizja e njohur si Hizmet, e drejtuar nga Fetullah Gülen, ka qenë subjekt i një sërë kontroversash dhe akuzash, veçanërisht nga qeveria turke e udhëhequr nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan. Kjo organizatë, e cila fillimisht u prezantua si një rrjet arsimor dhe bamirës, ka arritur të zgjerojë ndikimin e saj në më shumë se 140 shtete, duke përfshirë edhe disa në Ballkan si Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në vitin 2016, pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi, qeveria turke e shpalli zyrtarisht këtë organizatë si terroriste, duke e vendosur atë në të njëjtën listë me grupe si PKK dhe ISIS.

Read more ...


Myftiu Emirjon Vathaj dhe gylenistët e KMSH turpërohen përsëri në Berat. Të gjitha aktivitet e Bajramit i bëjnë imamët dhe përjashtohet myftiu.

Myftiu Emirjon Vathaj dhe gylenistët e KMSH turpërohen përsëri në Berat. Të gjitha aktivitet e Bajramit i bëjnë imamët dhe përjashtohet myftiu.Një turpërim tjetër ka ndodhur për gylenistët në Berat. Në një nga dy festat më të mëdha të muslimanëve Fitër Bajramin, myftiu i padëshiruar i caktuar nga gylenistët Emirjon Vathaj nuk lejohet të afrohet fare në aktivitetet festive. Të gjithë organizimin e festës, faljen e namazit, pritjen e urimeve dhe vizitorëve, aktivitetet për femijë, etj, e ka drejtuar Këshilli i Myftinisë Berat i cili përbëhet nga hoxhallarë dhe besimtarë. Megjithëse gylenistëve u kanë ngelur vetëm “çelësat e kashtës” ata nuk kanë aspak turp dhe cipë. Në kushte normale në çdo vend të botës kur askush nuk të do, çdo njeri me pak dinjitet reflekton dhe terhiqet, por gylenistët nuk terhiqen aspak. Por cila është arsyeja që nuk terhiqen gylenistët, kur i emëruari i tyre nuk luan asnje rol në drejtimin fetar të atij rrethi ?

Read more ...

XS
SM
MD
LG