Lidhje


Ndahet nga e fejuara ndërsa ajo 'fitoi' 61 milion pound/ Ajo që nuk është caktuar për ty nuk ka për të qenë kurrë e jotja

Daniel White mund të konsiderohet si burri më i pafat në botë. Historia e tij nis në vitin 2016-të, të cilin ai ka pranuar ta rrëfejë për mediat britanike pas 6 vitesh. Daniel White një lojtar i njohur regbije në Britani e njohu dashurinë e jetës së tij Courtney, kur ata ishin ende adoleshentë. Por dy vite më pas Daniel vendos të ndahet nga e fejuara e tij, me pretendimin se nuk ishte më i dashuruar, por pa e ditur s çfarë do t’i ndodhte disa muaj më pas.

Read more ...


Hajdutët tmerrojnë fshatin Zhulaj në Bashkinë Memaliaj/ Braktisja e zonave rurale fenomen shqetësues

Në 48 orët e fundit janë vjedhur 12 banesa në fshatin Zhulaj, Njësia Administrative Krahës e Bashkisë Memaliaj. Një grup i mirëorganizuar hajdutësh kanë plaçkitur orendi, sende me vlere dhe makineritë bujqësore. Po kështu banorët thonë se u kanë marrë dhe produktet ushqimore, si vaji i ullirit, fasulet, grurin e deri tek mandarinat në pemë. Këtë e dëshmojnë dy banorë të fshatit. Hajdutët kanë hapur me forcë dyert e shtëpive mes tyre edhe ato që janë të pabanuara për shkak të emigrimit.

Read more ...


Rama: Hakan Fidan është një prej mendjeve më të mprehta në arenën ndërkombëtare

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, e ka cilësuar si një takim mbresëlënës, e ndërsa me këtë rast ai ka shpërndarë edhe foto nga takimi me mikun e tij të vjetër, Fidan. Palët nuk kanë dhënë detaje për atë çfarë u bisedua në këtë takim. Kreu i qeverisë shqiptare nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet e takimit duke vlerësuar figurën e kryediplomatit turk.

Read more ...


Në varrimin e Gjykatës Kushtetuese

Pas vendimit që mori Gjykata Kushtetuese për t’i hapur rrugë deportimit të refugjatëve afrikanë në Shëngjin, një grup të rinjsh i kanë vendosur një kurorë me lule në hyrje të godinës. Ky është një nga vendimet më të rëndësishme të gjykatës për një akt të qeverisë Rama, siç ishte marrëveshja me Melonin. Vendimi u mor me votat e 5 gjyqtarëve, ndërsa 4 ishin kundër.

Read more ...


I hapën faqe denigruese në Instagram, 22-vjeçarja kërkon ndihmën e policisë

Një vajzë 22-vjeçare nga Gjirokastra ka kërkuar ndihmën e policisë lokale, teksa persona të paautorizuar i kanë hapur një adresë të rreme në rrjetet sociale duke komunikuar në emër të saj. E reja banore e fshatit Picar, prej disa javësh ka konstatuar se në rrjetin social “Instagram” funksionon një adresë në emrin e saj, ku publikoheshin materiale denigruese për të. Pas denoncimit të 22-vjeçares Specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbernetike në Gjirokastër referuan materialet në prokurori dhe po punojnë për të zbardhur këtë rast të keqpërdorimit të të dhënave personale.

Read more ...

XS
SM
MD
LG