Lidhje


Rumania dhe Bullgaria i bashkohen pjesërisht zonës Shengen

Bullgaria dhe Rumania i janë bashkuar pjesërisht zonës së lëvizjes së lirë Shengen të Evropës të dielën, duke iu bashkuar pjesës tjetër të Evropës për udhëtim lirshëm nga ajri dhe deti pa kontrolle kufitare.

 

Pranimi në zonë ndodhi pas një pritjeje 13-vjeçare. Anëtarësimi ndodhi i pjesshëm për shkak të vetos nga Austria mes shqetësimeve të fluksit të refugjatëve në Evropë.

Read more ...


Arrestohet At Nikolla Xhufka duke qenë agjërueshëm/ At Nikolla : Manastiri i Deçanit është i shqiptarëve, nuk ka kisha serbe në Kosovë

Pas arrestimit të bujshëm, priftit ortodoks shqiptar At Nikolla Xhufka, u paraqit për herë të parë në emisionin Kojshia Show, ku rrëfeu se çfarë kishte ndodhur ditën e arrestimit. At Nikolla tha se ditën kur u arrestua, ai kishte qenë agjerueshëm, në respekt të bashkëkombësve të tij musliman.  Prifti shqiptar, i emocionuar tregoi se kur e kishte marrë vesh nëna e tij se ky ishte arrestuar, ajo ishte bërë për spital. At Nikolla foli edhe për zhvillimet e fundit lidhur me Manastirin e Deçanit, për të cilin tha se është manastir i besimtarëve shqiptarë.

Read more ...


Tuneli i Llogarasë hapet në Qershor, nis në fund të muajit hedhja e asfaltit

Një tjetër investim në Vlorë, ku punohet çdo ditë për të kapur objektivin: është ai i tunelit të Llogarasë. Hapja në Qershor për qytetarët është synimi i kompanive sipërmarrëse. Përbërja shkëmbore e ka bërë më të lehtë punën për inxhinierët dhe punonjësit në terren, çka ka dhënë përparësi që deri më tani të mbyllet 95% e volumit të punës në këtë projekt. Nëse udhëtarët sot Llogaranë e bëjnë për 40 minuta me hapjen e tij do mund të udhëtojnë për 7 deri në 8 minuta. Ky investim shkurton rrugën për udhëtarët nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta.

Read more ...


Ushtria izraelite vret 90 palestinezë në spitalin Al-Shifa në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë 90 palestinezë gjatë dy ditëve të fundit në spitalin Al-Shifa dhe zonat përreth në qytetin e Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë, ushtria tha gjithashtu se ka arrestuar 160 të tjerë dhe i ka transferuar në Izrael për marrjen në pyetje të mëtejshme, ndërsa 300 janë ende duke u marrë në pyetje në hapësirat e spitalit. Në deklaratë theksohet se trupat izraelite janë ende duke luftuar në zonat përreth spitalit Al-Shifa, duke pretenduar se ushtria izraelite po shmang dëmtimin e civilëve, pacientëve, ekipeve mjekësore dhe pajisjeve mjekësore në spital.

Read more ...

XS
SM
MD
LG