Lidhje


Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020

 

Njëmbëdhjetë republikanë që paraqitën një dokument në Kongres duke deklaruar në mënyrë të rreme se republikani Donald Trump mundi demokratin Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Arizona, përballen me aktakuza për komplot, mashtrim dhe falsifikim. Arizona është shteti i katërt që ngre akuza kundër “elektorëve të rremë”.

Read more ...


Xhamajka vendi i 142-të që njeh Palestinën si shtet sovran

 

Qeveria e Xhamajkës njoftoi njohjen e shtetit të Palestinës, siç konfirmoi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Kamina Johnson-Smith. Smith tha pas diskutimeve në kabinetin e vendit të saj se: “Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për një zgjidhje me dy shtete si opsioni i vetëm i zbatueshëm për të zgjidhur konfliktin e gjatë, për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe për të mbështetur dinjitetin dhe të drejtat e palestinezëve duke njohur shtetin Palesnës, Xhamajka rithekson thirrjen e saj drejt një zgjidhjeje paqësore.

Read more ...


Bebja shpëtohet e gjallë nga barku i nënës së vrarë nga sulmi ajror izraelit në Rafah

Pak para 7 tetorit ajo mësoi se priste një fëmijë të dytë por gjatë të gjithë 7 muajve e gjysmë të shtatzanisë ajo duhej të mbrohej e të strehohej nga bombat izraelite. E reja e konsideronte veten me fat pasi mijëra palestinezë janë vrarë, janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe jeta u është shkatërruar nga lufta, ndërsa ajo kishte ende shtëpinë dhe krevatin ku të flinte, shkruan rrjeti britanik Daily Mail. 

Për fat të keq Sabreen nuk do të mbajë kurrë në krahë apo nuk do të dëgjojë kurrë të qajë beben e saj teksa fati i familjes mbaroi mbrëmjen e të shtunës, kur një sulm ajror rrafshoi shtëpinë e tyre.

Read more ...


Osmani – Vuçiçit: Viktimat e regjimit të Millosheviçit janë këtu, merr pak kohë e kërkoju falje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë kritike tej mase ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ajo i tha atij se duhet t’u kërkojë falje viktimave të luftës në Kosovë, duke përmendur katër heroinat Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin, që ishin të pranishme sot në seancën e KS të OKB-së.
Po ashtu, ajo e ka pyetur Vuçiçin se a ndihet keq për të kaluarën që ishte pjesë e një kabineti qeveritar të ‘Kasapit të Ballkanit’, Sllobodan Millosheviç.

Read more ...


Drejtorët e Lalit/ Zbulohet një tjetër skemë grabitjeje në bashki

Sekema e vjedhjes së drejtorëve të 5D, të cilët kaluan së paku 20 milionë euro përmes 23 tenderash në kompaninë e tyre private, nuk është korrupsioni i vetëm brenda një bashkie të ndërtuar vetëm si fabrikë parash. Përpos Marenglen Qatos, Redi Mollës dhe Taulant Tushës që tashmë gjenden në burg në fokus të akuzave është vënë edhe drejtori i policisë bashkiake, Ermal Kapllanaj. Të enjten në mbrëmje, ish-kandidati për kryetar i bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, denoncoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, drejtorin e policisë të bashkisë së Tiranës, drejtuar nga Erion Veliaj.

Read more ...

XS
SM
MD
LG