Lidhje


6 destinacione të reja me Ryanair nga Rinasi

6 linja të reja ajrore loë cost i shtohen Ryanair, kompanisë lider në Europë që operon në vendin ton që prej nëntorit të vitit që lamë pas, duke e çuar në 22 numrin e destinacioneve të fluturimeve. CEO i Ryanair Michael O’Leary u shpreh se këto destinacione të reja dhe çmimet e ulëta do të rrisin trafikun ajror të Ryan Air në 2024-ën me mbi 3 milionë pasagjerë. Drejtori i aeroportit të Rinasit Piervittorio Farabbi bëri të ditur se vitin e ardhshëm parashikohet një fluks prej 9 mln pasagjerësh, ndaj sipas tij është e domosdoshme rritja e kapaciteteve të aeroportit.

Read more ...


"Tmerri" i vijave të bardha /Ndërron jetë 36-vjeçarja nga Tirana

Një 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pas një aksidenti të ndodhur rreth një javë më parë. Policia e kryeqytetit sqaroi se ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së 14 janarit, kur këmbësorja Merita Ferracaku 36-vjeçare, po kalonte në vijat e bardha dhe është përplasur nga automjeti tip Skoda. Prej asaj nate, gruaja e aksidentuar ka përfunduar në spital por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte shtetasi R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool. Mbrëmjen e sotme, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja M. F., ka ndërruar jetë. Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftim.

Read more ...


Iran, një ushtar iranian vret 5 ushtarë të tjerë

Një ushtar iranian vrau pesë nga shokët e tij ushtarë të dielën në provincën jugore të Kermanit, tha një komandant i ushtrisë, transmeton Anadolu.Incidenti ndodhi kur një nga ushtarët hapi zjarr ndaj shokëve të tij brenda kazermës, tha Amir Gholamaliyan, komandanti i Komandës Rajonale Juglindore të Ushtrisë iraniane, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA. Motivi i sulmit nuk dihet ende, ndërsa janë marrë masa për arrestimin e sulmuesit i cili u largua nga vendi i ngjarjes, shtoi ai.​​​​​​​

Read more ...


Organizatorët e Eurovizionit refuzojnë përjashtimin e Izraelit nga konkursi

Organizatorët e Eurovision Song Contest kundërshtojnë thirrjet për të përjashtuar Izraelin nga konkursi muzikor për shkak të luftës në Gaza, sipas një deklarate nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) të transmetuar nga mediat evropiane.EBU dëshiron që Eurovizioni “të mbetet një ngjarje jopolitike që bashkon audiencën në mbarë botën përmes muzikës”, thanë organizatorët të enjten në selinë e EBU në Gjenevë. Finalja e Eurovizionit është planifikuar të zhvillohet më 11 maj në qytetin Malmö në jug të Suedisë.  Komitetet shqyrtuan listën e pjesëmarrësve dhe konfirmuan se Izraeli i plotëson të gjitha kërkesat për pjesëmarrje. Televizioni publik i Izraelit ka 50 vjet që merr pjesë në konkurs.

Read more ...


Dhunuan brutalisht fisin Maja, lirohen nga qelia 3 pjesëtar të fisit Rraja

3 anëtarë të fisit Rraja, të cilët dhunuan barbarisht 2 kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja janë liruar nga paraburgimi. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për nipin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, Andi Rraja. Ndërkohë që në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Ineidi Rrajën dhe Eni Kullajn. Gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësim mase, pasi është tejkaluar afati i paraburgimit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG