Lidhje


Ibn Batuta, eksploruesi i madh

Ibn Batuta (1304 – 1369), ishte një udhëtar, eksplorues dhe dijetar i Marokut. Gjatë një periudhe prej tridhjetë vjetësh nga 1325 deri në 1354, ai vizitoi pjesën më të madhe të Afrikës së Veriut, Lindjes së Mesme, Afrikës Lindore, Azisë Qendrore, Azisë Jugore, Azisë Juglindore, Kinës, Gadishullit Iberik dhe Afrikës Perëndimore.
Ibn Batuta lindi në Marok dhe u nis për udhëtimet e tij në moshën 21 vjeçare nga qyteti i tij i lindjes për të kryer haxhin ose pelegrinazhin në Mekë. Ai ishte i etur të mësonte më shumë për tokat e largëta dhe synonte aventurën. Askush nuk e dinte se ai nuk do të kthehej më në Marok për gati tre dekada që prej asaj dite të nisjes për në Meke.

Read more ...


Hoxhë Hasan Tahsini për gjuhën shqipe dhe për krijimin e një gjuhë të përbashkët botërore para se të shpikej Esperanto

Nga Hasan Bello/ Në nekrologjinë e shkruar nga Sami Frashëri në vitin 1881 për Hoxhë Hasan Tahsinin thuhet se, ai kishte filluar të mësonte që në moshën e fëmijërisë dhe deri sa mbylli sytë. Për këtë arsye, intelektuali dhe enciklopedisti më i njohur i Perandorisë Osmane e krahasonte atë me filozofin e njohur të qytetërimit arab, Ibën Sina-in (Avicinën). Me këmbëngulje të rrallë për gjysëm shekulli Hoxhë Hasan Tahsini kishte grumbulluar një “det diturishë” nga shkenca të ndryshme si: fizika, matematika, astronomia, biologjia, kimia, psikologjia, gjuhësia dhe letërsia.

Read more ...


Kush është biznesmeni turk që dhuroi kompleksin memorial të Jasharajve.

Megjithëse shumë pak i përmendur, është fakt interesant se memoriali i familjes së heroit tonë Adem Jashari në Prekaz është financuar (dhuruar privatisht) nga një biznesmen i shquar turk, i quajtur Jusuf Özer.

 

Özer, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2014, ka qenë një biznesmen i njohur dhe i suksesshëm në Turqi, pronar i kompanisë Özerler Holding. Në fakt ajo që e bënte më së shumti të njohur këtë biznesmen, nuk ishte fakti që ai ishte ndër njerëzit më të pasur të Turqisë, por veprimtaria e tij bamirëse. Për shkak të kësaj veprimtarie ai thirrej në publik turk me titullin “agai”.

Read more ...


Komuniteti shqiptar mbeshtet ne zgjedhjet e SHBA-ve kongresmenin Jamal (Xhemal) Bowman

Nga Armir Taraj / Të premten, më 9 shkurt, një grup prej rreth 20 profesionistësh dhe pronarësh biznesi shqiptaro-amerikanë organizuan një darkë për mbledhje fondesh me kongresmenin Jamaal Bowman në restorantin e njohur shqiptar në Bronx Çka Ka Qëllu. Kongresmeni Bowman përfaqëson distriktin e kongresit NY-16 në Uashington DC, i cili mbulon zona të Bronx-it të veriut dhe Westchester-it të jugut që kanë një zonë të konsiderueshme shqiptaro-amerikane. Ai po përballet me një sfidë të vështirë brenda partisë Demokratike këtë vit zgjedhor nga Drejtori Ekzekutiv i komunës Westchester George Latimer.

Read more ...


Hafiz Ibrahim Dalliu, arrestimi, akuzat e rreme dhe dënimi

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 2008 krejt rastësisht kam gjetur foton e hetuesisë së Hafiz Ibrahim Dalliut, e cila është bërë tashmë shumë e njohur. Më vjen mirë që një foto të humbur me imazhin e këtij kleriku të burgosur e kam sjellë dhe bërë të njohur. Dosja e tij hetimore-gjyqësore ishte tërhequr prej  Arkivi i Ministrisë së Brendshme nga Gjykata e Lartë (në kuadër të 200 dosjeve që kjo gjykatë ka marrë për rishikime vendimesh e mbrojtje ligjshmërie) dhe kjo foto nuk iu bashkëngjit dot asaj.

Hafiz Ibrahim Dalliu, lindur e banues në Tiranës, me arsim të lartë, fliste dhe shkruante turqisht, persisht e greqisht, profesor në medresenë e Tiranës, ishte 85 vjeç kur u arrestua më 16.5.1947. Ishte pjesë e arrestimeve të shumta që u zhvilluan në maj 1947 kundër inteligjencies shqiptare të quajtur tekniko-intelektualë. Gjatë kësaj kohe u arrestuan mbi 100 persona si dhe u përpiluan disa procese politike, ku më të njohurat mbetën dy gjyqet e para ndaj deputetëve. Arrestimi i Hafiz Ibrahim Dalliut, nuk duhet parë i shkëputur nga këto procese, sepse është pjesë e pandashme e tyre. Në listën e përgjithshme të arrestimeve, emri i tij gjendet në numrin 52.

Read more ...

XS
SM
MD
LG