Lidhje


Vuçiç akuzon qeverinë e Kosovës për mosrespektim të të drejtave të serbëve/Kurti dhe Vuçiç, ballë përballë në Këshillin e Sigurimit të OKB

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka nisur pak momente më parë seanca e jashtëzakonshme për çështjen e bllokimit të dinarit serb nga qeveria e Kosovës. Mbledhja u kërkua nga Serbia duke e konsideruar vendimin e marrë në kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Read more ...


Ambasadori i SHBA-ve kërcënon: Nëse Kurti nuk na dëgjon do ketë pasoja në partneritetin me SHBA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha në një intervistë për RTV21 se qeveria e Kosovës duhet ta shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore që ndalon dinarin serb. Ai tha se as SHBA dhe as partnerët ndërkombëtarë nuk po e kontestojnë autoritetin e Bankës Qendrore dhe as Kushtetutën e Kosovës, por janë të shqetësuara me mënyrën se kjo planifikohet të zbatohet pas marrë parasysh disa realitete.

Read more ...


Ministri i Jashtëm turk paralajmëroi përshkallëzim të mundshëm në rajon

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan paralajmëroi të dielën për një përshkallëzim të mundshëm rajonal në vijim të sulmeve ajrore të vazhdueshme të ShBA-së kundër grupeve të mbështetura nga Irani. “Kur luani me zjarrin, ai zjarr mund të kthehet në zjarr në çdo moment, duke u bërë i pakontrollueshëm. Ne jemi duke u përballur me një rrezik këtu dhe çështja e pakontrollimit është para nesh si kërcënim”, tha Fidan në një intervistë për një televizioni kombëtar. Sipas Fidanit, Izraeli ka prioritet zgjerimin territorial në vend të sigurisë.

Read more ...


Kosovë, bastiset organizata joqeveritare serbe për "veprimtari të jashtëligjshme"

Autoritetet shtetërore të Kosovës kanë bastisur hapësirat e organizatës joqeveritare serbe “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” mbi aktivitetin e saj të dyshimtë, transmeton Anadolu. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka konfirmuar se organizata “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” nuk ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e organizatave joqeveritare.

Read more ...

XS
SM
MD
LG