Lidhje


Hakmarrje greke brenda zonës shengen/Pas 30 marsit nuk lejohet hyrja e shqiptarëve pa leje qëndrimi

Faqja “Komuniteti Shqiptar në Greqi” ka publikuar një vendim të autoriteteve helene që sipas saj do të ndalojë emigrantët shqiptarë të hyjnë apo dalin nga territori grek pa leje qëndrimi. Sipas të njëjtave burime, ky vendim pritet të zbatohet pas datës 30 mars 2024. Madje para kësaj date, duhet të kthehen në Greqi të emigrantët që ndodhen edhe në vende të BE-së sepse ndryshe nuk do t’ju lejohet hyrja. Në njoftim thuhet se rregullorja e re është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare. Kuptohet që ky vendim nuk prek ata që udhëtojnë për turizëm dhe ka në fokus vetëm ata që qëndrojnë më shumë se 30 ditë në shtetin fqinj.

Read more ...


Escobar viziton Manastirin e Deçanit, një ditë pas vendimit për pronat

I dërguari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, po qëndron sot për vizitë në Manastirin e Deçanit. Escobar në këtë vizitë po shoqërohet edhe nga ambsadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier. Vizita e tij në këtë Manastir vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e këtij Manastiri.Escobar gjatë ditës së sotme do të takohet me kryeministrin Kurti. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se takimi do të zhvillohet në orën 15:30.

Read more ...


E tmerrshme në Kosovë, 13-vjeçarja rrëmbehet dhe për*unohet nga dy persona

Dy persona nga Malisheva dyshohet se kanë rrëmbyer dhe kanë abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare. E mitura, sipas raportimeve, është gjetur me dy persona 20 dhe 37 vjeç, në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit. Dy personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht të miturën nga Malisheva janë Luan Foniqi, 20-vjeçar dhe Dashnim Xhaferi, 37-vjeçar.  13 vjeçarja nga Malisheva ishte raportuar e zhdukur nga familja e saj. Vajza pasi u gjet,  u dërgua në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

Read more ...


Serbët i ndërrojnë emrin pikturës së njohur, nga “Luftëtari arnaut” në “Odmor bašibozuka / Pushimi i bashibozukut”

Pak muaj më parë, qeveria serbe bleu përmes një ankandi pikturën me motive shqiptare “Luftëtari arnaut” për shumë 300 mijë paund. Artan Shkreli shkruan sot se kësaj vepre i është ndërruar emri, duke e quajtur tashmë “Pushimi i bashibozukut”. “Pa rënë në nacionalizëm…është padyshim e dëmshme shkencërisht, dhe e shëmtuar si fqinjësi, ç’ka Ministria e Kulturës e Serbisë bëri me pikturën ‘Luftëtari Arnaut’, blerë në ankandin e famshëm të Londrës për rreth 300.000 paund… Ekspozuar në Beograd pak ditë më parë, është riemërtuar aty si “Odmor bašibozuka / Pushimi i bashibozukut”, shkuan Shkreli.

Read more ...


“RTK s’është han i babës”, reagon drejtori i RTK-së/ Drilon Gashi ka qenë i dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë për dhunë në familje.

“RTK s’është han i babës” drejtori i RTK-së i reagon Adelinës: Emisionin me Drilon Gashin e ndala unë, është i dënuar për sulm ndaj gruas
Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, ka reaguar ndaj këngëtares Adelina Ismaili për sa i përket emisionit të saj që transmetohet në mediumin publik “Show i së Premtes”. Ismaili e kishte të ftuar teologun Drilon Gashi, por redaksia e RTK-së nuk e aprovoi transmetimin e këtij emisioni, me arsyetim se Gashi ka qenë i dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë për dhunë në familje.

Read more ...

XS
SM
MD
LG