Lidhje


A ka nevojë Zoti për tortura?/Filipinasit simulojnë të Premten e Mirë (të zezë) me kryqëzime dhe rrahje me kamxhik

Besimtarët katolikë në Filipine, duke rikthyer momentet e fundit të Jezu Krishtit, u gozhduan në kryqe druri, ndërsa të tjerët u rrahën duke u përgjakur në shfaqje ekstreme të përkushtimit fetar të Premten e Madhe (të zezë) të pashkëve katolike.

 

Ndërsa shumica e filipinasve shkonin në kishë ose e kalonin festën me familjen, mijëra u mblodhën në fshatrat përreth qytetit San Fernando, në veri të kryeqytetit Manila, për të parë burrat të ndëshkonin veten në një përpjekje për të shlyer mëkatet e tyre ose për të kërkuar mrekulli nga Zoti.

Read more ...


Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Rrjeti u zbulua nga hetimet e shërbimi sekret çek. Kryeministri çek, Petr Fiala, se portali i lajmeve "Zëri i Evropës" me qendër në Pragë ka qenë baza e aktiviteteve, prej nga ku ky rrjet përhap propagandën e tij. Synimi ishte që Bashkimi Evropian të ndalonte së ofruari ndihmë për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

E përditshmja çeke "Denik N" njoftoi se portali kishte publikuar deklarata politikanësh nga vende të ndryshme të Evropës, që i bënin thirrje BE-së të ndalonte ndihmën ndaj Ukrainës. Politikanët evropianë që bashkëpunonin me portalin paguheshin me para nga Rusia. Në disa raste thuhet se Rusia ka paguar madje edhe për fushatat e tyre elektorale për zgjedhjet evropiane në qershor.

Read more ...


Regjimi shovinist i Modit përpjekje për të eleminuar opozitën/Policia indiane ndalon protestuesit e opozitës në Nju Delhi

Policia indiane ka arrestuar dhjetëra protestues të opozitës teksa kërkonin të marshonin drejt rezidencës së kryeministrit Narendra Modi.

 

Arrestimet e së martës penguan mbështetësit e zyrtarit të lartë të zgjedhur të Delhit, Arvind Kejriwal, të kërkonin lirimin e liderit të shquar të opozitës, pasi ai u arrestua me akuza për korrupsion javën e kaluar.

Read more ...


A po dobësohet mbështetja e aleatëve për Izraelin?

Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës (i cili kontrollohet nga Hamasi), pothuajse 32 mijë vetë kanë humbur jetën që kur ushtria izraelite filloi operacionin e saj ushtarak. Sipas të njëjtit burim në të njëjtën periudhë janë plagosur më shumë se 74.000 vetë. Edhe pse këto shifra nuk mund të verifikohen nga burime të pavarura, lufta në Rripin e Gazësfilloi pas sulmeve terroriste të Hamasit ndaj civilëve në Izrael më 7 tetor, kur sipas informacioneve izraelite, u vranë rreth 1160 vetë dhe u rrëmbyen rreth 250. Megjithatë duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave dhe vuajtjet e civilëve në Rripin e Gazës, dyshimet rreth proporcionalitetit të veprimeve ushtarake të Izraelit po rriten, madje edhe në radhët e aleatëve të ngushtë.

Read more ...


Si pluhuri afrikan “pushtoi” Shqipërinë

Prej mëngjesit të së mërkurës, Tirana është mbuluar nga pluhuri afrikan duke shkaktuar njëkohësisht edhe temperatura të larta në vlerën mbi 20 gradë Celsius.

 

Këto grimca të pluhurit saharian, siç shpjegojnë ekspertët, kanë përqëndrim të lartë që prodhon fenomenin me të cilin sot janë përballur qytetarët e kryeqytetit. Kjo situatë pritet të vazhdojë deri ditën e enjte, duke u rralluar gradualisht.

Read more ...

XS
SM
MD
LG