Lidhje


Shqipëri: Ligji i ri i hap rrugë abortit tek adoleshentët

Edhe pse lindjet tek adoleshentët kanë ardhur në uljë në Shqipëri, projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues i hap rrugë lejimit të abortit edhe tek të miturat e grupmoshës 16-vjeçare. 

 

Sipas nenit 12 të kësaj nisme, për ndërprerjen e shtatëzanisë, adoleshentet mund të abortojnë edhe pa djeninë e prindërve.Nismëtarët e argumentojnë këtë fak me mundësinë që e mitura mund të përjetojë dhunë në familje nëse merret vesh që është shtatzënë, shkruan TVKlan.

Read more ...


Borë në pranverë/Dëbora mbulon Pukën, Thethin, Vërmoshin dhe veri-lidjen e vendit

Banorët në qytetin e Pukës, janë zgjuar sot të rrethuar nga dëbora. Reshjet e nisura në orët e para të mëngjesit dhe që vazhdojnë edhe tani, e kanë çuar deri në 25 centimetër, trashësinë e bores në qytet. Kjo ulje e menjëhershme e temperaturave ka zënë të papërgatitur banorët e Pukës, të cilët pak ditë më parë shijuan verën e parakohshme, kur termometri shkoi deri në 30 grade celsius. Deri tani nuk ka probleme në Puke.

 

Gjithë veriu veri lindja e Shqiërisë sot janë gëdhirë të mbuluar nga dëbora e pazakontë e kësaj fillim pranvere. Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshje dëbore në zonat malore të verilindjes. Bora ka rënë deri në lartësinë 900 metra mbi nivelin e detit duke përfshirë thuajse gjithë bashkine e Dibrës. Po ashtu bora ka zbardhur edhe Bulqizën.

Read more ...


Ministri i jashtëm izraelit poston foto të Koloseumit me raketa iraniane: Ata mund t'ju afrohen

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka postuar në llogarinë e tij në X një imazh që përshkruan Koloseun e Romës të rrethuar nga raketat iraniane.

 

“Sulmi i fundit i Iranit ndaj Izraelit është vetëm një pamje paraprake e asaj që qytetet në mbarë botën mund të presin nëse regjimi iranian nuk ndalet.Bota duhet ta caktojë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike si një organizatë terroriste dhe të sanksionojë programin e raketave balistike të Iranit, përpara se të jetë tepër vonë”, shkroi ai.

Read more ...


UNICEF: Fëmijët në Gaza mbajnë pjesë të madhe të plagëve të luftës

Zyrtarja e UNICEF-it, Tess Ingram, tha se fëmijët në Gaza janë bërë përfytyrimi i luftës në vazhdim, pasi historitë e tyre paraqesin një "pamje të tmerrshme" të pasojave njerëzore të konfliktit, raporton Anadolu.

 

"Fëmijët mbajnë një pjesë të madhe të plagëve të kësaj lufte", tha Specialistja e Komunikimit e UNICEF-it, Ingram, e cila u largua nga Gaza të hënën pasi kaloi dy javë atje.

Read more ...

XS
SM
MD
LG