Lidhje


Vetvrasja në moshat e shtyra fenomen shqetësues/71-vjeçari i jep fund jetës duke pirë fotoksinë

Një 71-vjeçar i ka dhënë fund jetës pasditen e djeshme, teksa dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gojan i Vogël. “Mbasditen e sotme, shtetasi N. N., 71 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, Pukë, dyshohet se ka pirë fotoksinë dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor”, njofton policia. Janë bërë disa raste në vendin tonë ku të moshuar i japin fund jetës së tyre ndoshta për shkak të vetmisë, depresionit, varfërisë e cila po penalizon shtresën më të dobët të shoqërisë sonë. 

Read more ...


Irani sulmon Izraelin - "Shkallëzim i pashembullt"

Irani e bëri realitet kërcënimin e tij dhe sulmoi Izraelin megjithë paralajmërimet ndërkombëtare. Jemi përgatitur për mbrojtje deklaroi ushtria izraelite. Kancelari Scholz siguroi Izraelin për mbështetjen e Gjermanisë.

 

Sulm i Iranit kundër Izraelit - sistemi i mbrojtjes raketore në Ashkelon vihet në veprim në mesnatë

Read more ...


Flet vajza që u refuzua nga FSK-ja për shkak të mbulesës: Mbeti ëndërr e parealizuar

Qysh si e vogël e deshti uniformën. Madje të bëhet ushtare e Kosovës, e ka ëndërr edhe sot.Por, Kosovare Ramadanit, iu pa mundësua një gjë e tillë, për shkak të mbulesës që e bartë.
 
 
Ajo ka folur rreth kësaj çështje.
 
“Kur kam shkuar në intervistë, aty menjëherë më është cekur çështja e mbulesës. Nëse dua të vazhdojë tutje duhet ta heq mbulesën. E para një debat me pjesëtarët e komisionit dhe iu thashë që unë mbulesën nuk e heq. Iu thashë se mendoj që kështu mund të vazhdojë deri në fund pasi rezultatet i kam të mira”, tha ajo.
“Kur dolën rezultatet, unë i kisha marrë zero pikë. Shkova ta rishikojë se pse i kam marrë zero pikë dhe e kam parë në listë, e kishin shkruar është me mbulesë”, theksoi Ramadani për Klan Kosova.

Read more ...


Lindur dhe rritur në Angli, 13-vjeçarja fal namazin në sheshin ‘Skënderbej’! Çdo ‘Bajram’ vjen në atdhe

Është lindur dhe rritur në Angli, dhe udhëton çdo vit për të festuar festën e Fitër Bajramit në Shqipëri. Rejana Kaziu është vetëm 13 vjeç dhe jeton së bashku me familjen në Londër, ndërsa mëngjesin e kësaj të mërkure e gjetëm në sheshin ‘Skënderbej’ duke falur namazin e Fitër Bajramit. Ajo prej dy vitesh agjëron 30 ditët e muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe vjen nga një familje e devotshme myslimane.

 

Edhe vogëlushen Amela Zika e gjejmë në shesh së bashku me gjyshin e saj duke falur namazin, dhe agjëron prej dy vitesh.“Kam 2 vite që agjëroj dhe jam 9 vjeç. Kanë qenë ditë të lumtura dhe nuk kanë qenë të vëshira për mua. Agjërova edhe vitin e kaluar”, tregon ajo për Report Tv.

Read more ...


Liverpooli shtron Iftarin e parë në Anfield, ndërsa 2800 njerëz nga i gjithë qyteti e thyejnë agjërimin e Ramazanit brenda stadiumit të famshëm

Liverpooli priti organizimin e parë të Iftarit në Anfield të dielën në mbrëmje me 2,800 njerëz nga komunitete të ndryshme në të gjithë rajonin e qytetit të Liverpool-it që u bashkuan për të thyer agjërimin e tyre brenda stadiumit.

 

Ngjarja 'Ndani Ramazanin' u organizua nga bamirësia zyrtare e klubit, Fondacioni LFC, në bashkëpunim me Rrjetin e Xhamive të Rajonit të Liverpool-it me një sërë folësish lokalë duke përfshirë deputetin Ian Byrne, bashkëthemelues i nismës Fans Supporting Foodbanks dhe boksieren britanike Natasha Jonas.

Read more ...

XS
SM
MD
LG