Lidhje


VOA: Qëndrimet e fundit të SHBA-së ndaj Izraelit, një pikë kthese

Uashingtoni sinjalizoi një ndryshim në qëndrimin ndaj Izraelit, pas sulmit vdekjeprurës ndaj punonjësve të ndihmave në Rripin e Gazës. Izraeli reagoi me shpejtësi ndaj paralajmërimit të administratës së Presidentit Biden të enjten për humbje të mbështetjes së pakushtëzuar amerikane nëse nuk merr masa për mbrojtjen e civilëve palestinezë dhe punonjësit e ndihmave.

Vrasja nga sulmet ajrore izraelite e shtatë punonjësve të ndihmave nga organizata World Central Kitchen të hënën shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare. Në përgjigje të incidentit, Presidenti Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike 30-minutëshe të enjten me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke i kërkuar atij përgjegjësi për sulmet, rritjen e ndihmave humanitare dhe mbrojtjen e civilëve.

Read more ...


Pse duhet të vazhdojmë me traditën e të falurit të  bajramit nëpër sheshe?  

Nga Azem Kovaçi

 

1) Ne rradhe te pare eshte e drejta e jona - dhe adhurimi i Zotit eshte fisnikeri ... 

 

........ne kontrast me ato qe i perdorin sheshet per koncerte stripizmi/degjenerues...... 

 

Pra ...Se a kemi apo nuk kemi të drejtë ti perdorim sheshet për faljen e bajramit....Nuk duhet të jetë në rendin e ditës hiç fare...Por të jetë një e drejtë e vetkuptueshme.... Pikë!. 

Read more ...


Turqia shton përpjekjet humanitare në Gaza

Turqia ka dërguar rreth 40.000 tonë ndihma humanitare në Gaza, me plane për të dërguar anijen e nëntë të ndihmës humanitare me 3.000 tonë ndihma menjëherë pas Fitër Bajramit.

 

Sipas të dhënave të përpiluara nga korrespondenti i Anadolus, Türkiye, një nga vendet kryesore që ofron ndihmë për Rripin e Gazës në mes të sulmeve të Izraelit, vazhdon të rrisë ndihmën e saj për civilët e pafajshëm që përballen me qasje të vështirësuar në energji elektrike, ushqim dhe ujë të pastër, ndërsa kryen gjithashtu përpjekje për diplomaci humanitare në nivel ndërkombëtar.

Read more ...


Një historik i shkurtër i ndërtimit të hershëm të shtetit dinastik Anglez midis gjakderdhjes, revoltave dhe homoseksualizmit

Nga: Daniel Brooks / The Daily Telegraph

Nëse ti e pyet dikë për datat e Luftës Civile Angleze, ai ka të ngjarë të gabojë, duke mos kuptuar se është pyetje mashtruese. E vërtetë, përgjigja ka të bëjë me tri luftërat (të cilat përfshinin Skocinë padyshim joangleze), por anglezët ishin kolektivisht të acaruar para se të vinte radha e Cromwellit për të vendosur se lufta e tij ishte kryesorja.

 

Duke u kthyer mbrapa për 500 vjet, zbarkojmë në Anarki, në një periudhë të paligjshme që nga vitet 1135-1154, gjatë së cilës, siç shkruhet në Kronikën e Piterborout [Peterborough Chronicle] në shekullin XII, dukej sikur “po flinin Krishti dhe shenjtorët e tij”. Kjo përfundoi me ngritjen e mbretit Henry II dhe të Plantagjenetëve [House of Plantagenet], dinastisë më jetëgjatë të Anglisë që sundoi për 331 vjet.

Read more ...


Fotoja e Pirro Dhimës në gardhin kufitar shkakton reagime të forta në Greqi. Gazetari grek: Arrogancë pranë simbolit të përjashtimit

Reagime të ashpra në opinionin publik grek ka shkaktuar një postim i Piro Dhimës nga vizita para pak ditësh në kufirin greko-turk në Evros. Piro Dhima, në kuadrin e fushatës elektorale për zgjedhjet europarlamentare ku këtë radhë kandidon me të djathtën qeverisëse “Demokracia e Re”, ka konsideruar murin e lartë kufitar me Turqinë si “mbrojtje kufitare e Greqisë dhe mbarë Europës”, duke shtuar se “është detyrë të mbështeten banorët dhe rojet kufitare për të qenë të gjithë BE më të sigurt”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG