Lidhje


BE vendos për heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës

Autoritetet më të larta të Kosovës po i kërkojnë me ngulm Bashkimit Evropian heqjen e masave ndëshkuese duke argumentuar se tashmë de-eskalimi në veri të Kosovës ka ndodhur dhe s'ka arsye që të vazhdohet me masa ndaj Kosovës. Por Bashkimi Evropian akoma nuk po lëviz në këtë drejtim. Me sa duket as thirrjet e vazhdueshme të Prishtinës për heqjen e masave nuk po lenë përshtypje. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se për heqjen e masave ndëshkuese që BE i ka vendosur Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës.

Read more ...


Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës

“E duam Serbinë, e kemi vend fqinj por nuk mund të heqim dot dorë nga njohja e Kosovës”. Kështu është shprehur kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç në një intervistë për median gjermane “Berliner Morgenpost”.

 

Spajiç ka thënë se vendi i tij synon të ketë raporte të mira me Serbinë, por jo duke hequr dorë nga objektivat e veta strategjike.

Read more ...


Jo më vetëm në verë, nga sot lëvizje e lirë në Morinë! Për 9 muaj kalimi pa mjete identifikimi

Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen me procedurë të përshpejtuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Për 9 muaj, nsi nga1 maj deri më 30 janar të vitit të ardhshëm, qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë do ta kalojnë në kufi pa paraqitur dokumentet e identifikimit. Më herët kjo levizja pa procedure ishte vetëm gjatë 3 muajve të verës. Qytetarët e Kosovës që kane zgjedhur të udhetojnë sot thonë se zbatimi i marreveshjes do shmangë trafikun në Morinë. Vetëm në orët e para të ditës së sotme nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri  rreth 5 mijë shtetas të Kosovës dhe 3 mijë mjete të vogla e dhjetra autobuzë. 

Read more ...


Kosovë, hapet ekspozita me karikatura për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

Në Prishtinë është hapur ekspozita e parë rajonale e organizuar bashkërisht nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor për nder të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, e cila shënohet më 3 maj, raporton Anadolu.

 

Ekspozita me karikatura për Lirinë e Medias e cila u hap në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar, u mundësua nga Ambasada e Holandës në Kosovë në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Read more ...


Arabia Saudite i dhuron Kosovës pajisje mjekësore për detektimin e kancerit

Arabia Saudite dhuron pajisje mjekësore për detektimin e kancerit PET/ CT në QKUK, Osmani falendëron familjen mbretërore arabe Al Saud.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se tashmë në Kosovë ka arritur pajisja më e re mjekësore “SPECT/CT/PET” falë ndihmës nga Alwaleed Philanthrpies Global nga Arabia Saudite.Osmani ka falënderuar Princin saudit Alwaleed bin Talal Al Saud dhe Princeshën Lamia bint Majed Al Saud.
Njoftimi i plotë:SPECT/CT/PET, paisja mjekësore më e fundit tashmë është pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, falë mbështetjes së Alwaleed Philanthropies Global nga Arabia Saudite.

Read more ...

XS
SM
MD
LG