Lidhje


Myftiu i Shkodrës: "Vakëfet e Shkodrës nuk janë fushë për akrobatë të politikës, a futahundës province!"

Ndër shekuj, muslimanët shkodranë, të vetëdijshëm për rëndësinë dhe peshën e vakëfit në mbarëvajtjen e jetës fetare, sociale e kulturore të shoqërisë, nuk hezituan të dhuronin në këtë drejtim, duke u dëshmuar për bamirësi e solidaritet! Akoma sot, përmendet në Shkodër: Vakëfi i Shaban efendisë, xhamia e Fushë Çelës (lexo: Çel Zylyftari), fusha e Tabakut, vakfi i Zdrales, çinarët, puset e hajrateve, e shumë e shumë vakfe të ngjashme në çdo lagje e fshat. Periudha e ndarjes së detyruar nga Hilafeti i lavdishëm Osman, solli edhe "mëvetësinë" e dhimbshme të Komunitetit Mysliman dhe përpjekjet për organizim, në një realitet të vështirë, me mungesa të theksuara në kuadro e strategji, si dhe nga rreziku i përhershëm i ndikimeve të ndryshme, në kushtet e izolimit!?

Read more ...


Propozimi i 'frikshëm': Polonia të pajiset me armë bërthamore për të frenuar Rusinë

Nga Dalibor Rohac “The Spectator”/ Ndërsa Donald Trump po shkon drejt fitimit të nominimit zyrtar si kandidat i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, një pyetje po e përndjek Europën:Si duhet të përgatitet për një botë, në të cilën NATO mund të mos ekzistojë më? Për disa, përgjigja është “autonomia strategjike”. Për të tjerët duhen blerë sa më shumë armë dhe sisteme mbrojtëse të SHBA-së, për të garantuar mbështetjen e kësaj të fundit edhe gjatë administratës së ardhshme. Megjithatë është lënë mënjanë një përgjigje tjetër:parandalimi bërthamor.

Read more ...


'Krimet’, mjekët: Duhen qendra për të sëmurët mendorë

Krimet që kanë për autorë persona me probleme të shëndetit mendor janë shtuar ndjeshëm në qarkun e Durrësit, ku brenda një muaji u regjistruan dy vrasje dhe disa ngjarje të tjera të rënda.Në 14 Shkurt një 46-vjeçar u vra nga fqini pas sherrit për një vend parkimi, ndërsa në Kavajë djali rrahu për vdekje të ëmën ndërsa në Shijak, djali mori mori peng të atin.

Read more ...


Blinken konfirmoi një regjim me mbështetje amerikane

Parada e shkurtër e sekretarit të shtetit Antony Blinken në Tiranë i ka hedhur një dush të ftohtë iluzioneve të tërë atyre opozitarëve që shpresojnë se SHBA nuk mbështet një regjim antidemokratik në Tiranë.  Togfjalëshat, “një udhëheqës i shquar dhe kryeministër shumë i mirë”, në adresë të Edi Ramës, i vunë kapak të gjitha pandehmave, se shefi i qeverisë që korruptoi zyrtarin më të lartë të FBI të rekrutuar ndonjëherë, ishte që prej asaj kohe i padëshëruar për këtë administratë amerikane.

Read more ...


"Mjeshtri i madh i meditimit" 'mbrrin' në malin e Tomorrit

Metafizika dhe etika njerëzore në përgjithësi dhe meta-etika islame në veçanti janë studiuar si çështje të rëndësisë së veçantë që kur profeti Adem fitoi respektin që i takonte (si krijesë e prvilegjuar) nga engjëjt në formën e sexhdes që ata i bënë atij dhe më pas ai zbriti nga parajsa (qielli) në tokë në të cilën pasardhësit e tij gëzojnë benefite jetësore mbi cdo krijesë tjetër. Në suren el-Isra', ajeti 70, Allahu thotë: “Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.” Prandaj, qeniet njerëzore u krijuan për të bërë atë që është më e mira, ndërkohë që u dhurohen vazhdimisht gjëra të mira në këtë tokë. Por këto dhurata, këto benefite, këto burime të pashtershme për njeriun e kanë një Burim e kanë një Dhurues e kanë një Origjinë, një Shkaktar suprem. Ai që e ka nderuar njeriun me etikë, financa të pashtershme, shëndet mendor dhe trupor është Allahu, por Ai nuk ka nevojë për asgjë tonën, por ne kemi nevojë për Të. Mënyra më e mirë për të treguar mirënjohje për gjithcka Ai na ka dhuruar është ta kujtojmë atë në mënyrë shumë ekskluzive, madje ky është thelbi i krijimit të njeriut, për ata që besojnë se me të vëretë njeriu e ka një Zot.

Read more ...

XS
SM
MD
LG