Lidhje


Për debatin mbi Xhafer Devën dhe mbi rankoviçistët shqipfolës.

Nga Marlind Laçi / Fillimisht mbi debatin mbi Xhafer Devën duhet të njohim realitetin historik fatkeqësisht të ndarë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Xhafer Deva duke jetuar në një realitet komplet tjetër në raport me bashkombasit e tij përtej kufirit bëri atë që duhej bërë duke respektuar postulatin e vjetër 'armiku i armikut tim është miku im'. Pra Gjermania naziste në konceptin politik të Xhafer Devës plotësonte parakushtet për rrëzimin e hegjemonisë serbe dhe mbase plotësonte kushtet e një Serbie inekzistente në rajon. Serbomëdhenjt e Tiranës dhe Prishtinës na servirin një Xhafer Devë tradhëtar për të vetmen arsye se Xhaferi nuk ishte serbomadh si ata.

Read more ...


Muslimanët shqiptarë midis së majtës dhe së djathtës

Nga Stavro Xhardha / Një element jo pak i konsiderueshëm i shoqërisë janë dhe besimet fetare. Një vend i vogël si Shqipëria aktualisht ka pesë besime zyrtare dhe nuk përjashtohet rasti që mund të shtohen dhe të tjera në të ardhmen. Gadishulli i Ballkanit përveçse është quajtur "fuçi baruti" për luftrat që janë zhvilluar, është quajtur ashtu edhe për nxitje të urrejtjes fetare, veçanërisht gjatë fillimit të historisë së krijimit të shtet-kombeve, ku feja u bë vegël e qeverive të reja e të vogla. Në këtë konstrukt, implementimi që ngrihet mbi abstraktin dogmatik të krishtërimit apo islamit, si dy besimet më të mëdhaja të Shqipërisë, nuk i shpëton kufizimit nga korniza kombëtare, edhe pse diapazoni i religjionit shtrihet universalisht. Duke njohur realitetin tonë kuptojmë se një pjesë e besimtarëve shqiptarë janë tepër të ndjeshëm kur cënohet feja apo ndonjë besimtar homolog i tyre. Është e habitshme madje se kjo ndjeshmëri reflektohet edhe tek ata që nuk besojnë aspak duke krijuar jo vetëm larmishmëri mendimesh por edhe përplasje shumë të forta midis palëve, qofshin të dhunshme apo vetëm verbale.

Read more ...


Kush është modeli i thirrjes që duam të lartësojmë, ajo e mjekut apo e banorëve të Gazës?

Nga Alban Gorishti: Këto ditë të mbushura përplot ngjarje të hidhura më ka bërë përshtypje një fenomen, fenomen i cili ka të bëjë me thirrjen e natyrshme (daëeh), atë thirrje e cila është pasojë e veprave dhe jo e fjalëve, e zemrave dhe por mbi të gjitha e seriozitetit religjoz. Kam për qëllim një dukuri shumë domethënëse, atë ku shumë njerëz nëpër botë, nga njëra anë, e kanë pranuar fenë si pasojë e besimit stoik të banorëve të Gazës dhe nga ana tjetër e disave që shoh se kanë anuar nga islami për shkak të mjekut musliman të shumë përfolur, pra për shkak se panë që kjo çështje nuk ka akuza shumë të qarta madje të stisura dhe duke kaluar nga një proces i pavullnetëshëm viktimizimi të tillët afrohen kah religjoni.

Read more ...


"Hijet" e Erjola Doçit, teologu Çako përdor zhargon fetar të muslimanëve

I pyetur për rastin e Erjola Docit e cila ka deklaruar se shikon hije natën dhe kur zgjohet ka shenja në trup, teologu Miron Çako i cili ishte ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, tregon se nuk e njeh Erjolën personalisht, por duke e shpjeguar si fenomen ai shprehet mund të jetë një magji e zezë.  Përsa i përket yshtjes me kripë, teologu tregon se është një gjë e keqe, nuk e largon magjinë, por i futesh edhe më thellë. Miron Çako: Si fenomen, ose i kanë bërë magji të zezë, ose je futur vetë në ato zona, je marrë vetë me okultizëm ose ka bërë një mëkat i madh.

Read more ...


Propozimi i hershëm nga Shoqëria civile: Të rritet mosha minimale e kryerjes së mardhënieve seksuale

Në një artikull të 12 Qershor 2022 nga dosja. al, propozohet nga shoqëria civile rritja e penaliteteve që përfshijnë ata të cilët kryejnë mardhënie seksuale me një të mitur, apo rritja e moshës minimale në mënyrë që këto penalitete të hyjnë në fuqi. Vendet e zhvilluara perëndimore kanë patur tendencë, dhe ende sot e kësaj dite kanë tendencën, që të mos lënë moshën 14 vjeç si moshën minimale, por ta rrisin atë dhe ta çojnë në 15 apo 16 vjeç.

Read more ...

XS
SM
MD
LG