Lidhje


Në përkrahje dhe në mbrojtje të kauzës së drejtë palestineze…!/ Gaza, dhe, fillimi i ‘epokës post-njerëzore’!!!

Nga Sali Shasivari/Në Gaza të Palestinës po ndodh 'apokalipsi'…!
 
Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë barbarinë, tmerrin, terrorin, masakrat, krimin kundër njerëzimit, dhe gjenocidin kolektiv ndaj një popullate të tërë…!
Përreth mbi 25 mijë grave dhe fëmijëve të vrarë dhe masakruar vetëm përgjatë pesë muajve të gjenocidit të fundit izraelit në Gaza, gjenocid ky i cili po vazhdon me një ritëm të përshpejtuar…; tashmë kemi filluar të dëgjojmë për dhjetëra fëmijë, gra, dhe pleq të cilët vdesin për çdo ditë nga uria, si rezultat i bllokadës cioniste dhe indiferencës së faktorëve tjerë relevantë, si dhe i dhjetëra të rinjve dhe burrave të cilët ekzekutohen pabesisht duke pritur të pranojnë disa ndihma minimale ushqimore nga ndihmat e pakta humanitare që depërtojnë në Gaza…!

Read more ...


Pakësimi i popullsisë dhe emigracioni i lartë i trurit mund të krijojë tensione sociale

Kriza demografike, që ka përfshirë Rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërinë me tkurrjen e popullsisë dhe emigrimin e lartë të të rinjve, përveç ndikimit negativ në tregjet e punës dhe cilësisë së demokracisë, mund të bëhet shkak edhe për destabilitet të përgjithshëm, vë në dukje një analizë e fundit e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR) në lidhje me çështjet e sigurisë në Rajon. Sipas Barometrit të Ballkanit më 2023, gjendja ekonomike dhe papunësia janë shqetësimet kryesore për qytetarët e Rajonit, me 47% dhe 32% e të anketuarve që i identifikojnë këto si problemet kryesore.

Read more ...


Bashkëpunimi sekret që nisi 10 vite më parë. Si CIA po e ndihmon Ukrainën të luftojë Rusinë

E vendosur në një pyll të dendur, baza ushtarake ukrainase duket e braktisur dhe e shkatërruar, qendra e saj komanduese një ashkël e djegur, viktimë e një breshëri raketash ruse në fillim të luftës. Por kjo është mbi tokë. Jo shumë larg, një vendkalim i fshehtë zbret në një bunker nëntokësor ku ekipet e ushtarëve ukrainas gjurmojnë satelitët spiunë rusë dhe përgjojnë bisedat midis komandantëve rusë. Në një ekran, një vijë e kuqe ndjek rrugën e një droni shpërthyes që kalonte përmes mbrojtjes ajrore ruse nga një pikë në Ukrainën qendrore në një objektiv në qytetin rus të Rostovit.

Read more ...


Cila është ngritja e dënueshme e zërave nëpër xhamia? / Ku qëndron shenjtëria e "vërtetë" e xhamisë?

Asnjëherë nuk lejohet që xhamitë të përdoren për ngritjen e herezive dhe futjen e besëtytnive, risive, asnjëherë xhamitë nuk duhet të jenë objekt i pazareve me doktrinën islame dhe as strukturimit të interesave sektare qoftë me prejardhje vendore por po ashtu të huaj . Siç nuk lejohet të ushqehet nëpërmjet tyre individë okult me besim të dyshimtë dhe projekte që nuk i shërbejnë qëllimit të vërtetë të ndërtimit të tyre, sepse xhamitë nuk janë themeluar për këtë. 'Aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit' Tevbe 108, kështu shpesh xhamia ka qenë qendra e jetës komunitare të besimtarëve, ajo në kohën e pejgamberit alejhi selam është përdorur edhe si fjetore, spital, odë burrash, kuvend lufte etj. Pra e gjitha kjo për të maksimizuar rolin e tyre si faltore por edhe si fanar në ndricimin e të vërtetave për umetin islam, si dhe në zbrapsjen e të pavërtetave.

Read more ...


"Ti je në një trinçe prej trinçeve të Islamit, ndaj kujdes mos të depërtojë kush nga ana jote e trinçese"

Nga Alban Gorishti / ( أنت على ثغرة من ثغر الإسلام فلا يؤتين من قبلك )/ Është e habitshme sesi njeriu mëson të bashkëjetojë me dhimbjen, me sprovën, saqë edhe pse në kohë të vështira ai e gjen mundësinë për të festuar, gezuar etj. Sprovat, dëmtimet janë aty në cep të një argetimi apo tjetri, në cep të një feste apo gëzimi, duket sikur Zoti na i dërgon ato për të na kujtuar se kënaqësia e kësaj bote është një koncept i mangët pasi e ka rrezen e veprimit shumë të limituar dhe të brishtë, sapo nis një festë pas saj pason një brengë apo semundje. Por Zoti ka plamet e tij ndërsa ne shpresojmë që gëzimet të jenë sipas deshirave dhe emocioneve tona duke eleminuar çdo gjë që na i prish ato.

Read more ...

XS
SM
MD
LG