Lidhje


Vuçiç “kërcënon” Malin e Zi për rezolutën e Srebrenicës: Shpresoj që janë të vetëdijshëm çfarë po bëjnë

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohet sot me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelji.Siç thuhet në njoftimin për media të Zyrës, takimi do të fillojë në orën 17:00, në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës.

 

Pas takimit, dy zyrtarët do të kenë dhe deklarate për mediat.Aleksandër Vuçiç ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të shkojë në Nju Jork për t’iu drejtuar edhe një herë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe t’u bëjë thirrje atyre që të mos votojnë për rezolutën për Srebrenicën.

Read more ...


Kreu i VRMO shkon në selinë e VLEN, nisin bisedimet për qeverinë e re në Shkup

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka mbërritur në selinë e VLEN në Shkup për të biseduar për formimin e koalicionit qeveritar.

 

Kreu i kësaj partie, Mickoski theksoi se pas takimit nuk do të ketë deklarata dhe se partia do të dal me një komunikatë për ecurinë e bisedimeve të sotme.Nga këto dy koalicione theksuan se fillimisht do bisedohet për parimet dhe prioritetet e bashkëqeverisjes dhe më pas për ndarjen e dikastereve ministrore.

Read more ...


Kurti i kërkon ndihmë Edi Ramës që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE-në

 

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj ka thënë se është interes i Kosovës dhe Shqipërisë që të afirmohet shtetësia e Kosovës dhe se ngërçi në raportet mes kryeministrave Kurti e Rama s’mund të pengojë kur është në pyetje afirmimi i shtetësisë, sovranitetit të republikës së Kosovës.Këshilltari politik i kryeministrit, Jeton Zulfaj ka folur sot rreth kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Read more ...


Fjalimi në Athinë/ Rama flet për racizmin grek dhe ligjin e luftës

Në opinionin publik grek pati shqetësim para vizitës së Edi Ramës në Athinë, se mos kryeministri i Shqipërisë e përdorte tubimin me emigrantët shqiptarë për të ndikuar në votën e tyre për zgjedhjet e eurodeputetëve në parlamentin europian. Por nga mesazhet që dha në Athinë, duket se Rama kishte në mendje zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri, më shumë se ato europiane në Greqi. Atyre që i thanë se nuk duhej të vinte në Athinë për të takuar emigrantët shqiptarë, Rama u ktheu përgjigje me ironi. 

 

“Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash, përkundrazi i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë atje, pastaj vjen humb zgjedhjet këtu. Bujrum, si në shtëpinë tuaj!” u shpreh ai.

Read more ...


Si ndahen mandatet në parlamentin e ri të RMV-së

Kur janë numëruar rreth 95% e votave të zgjedhjeve për parlamentin dhe që do të zgjedhë qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut është konfirmuar fitorja e thellë e partisë opozitare VMRO-DPMNE. Partia që drejtohet nga Hristian Mickoski numëron 43.11% të votave.

 

Në këtë mënyrë ai ka siguruar 59 deputetë në parlamentin me 120 ulëse. Në vend të dytë është renditur LSDM, partia që është aktualisht në pushtet dhe që ka marrë një humbje të thellë. Partia e Dimitar Kovaçevskit ka marrë vetëm 15.17% të votave duke marrë 19 mandate.

Read more ...

XS
SM
MD
LG