Lidhje


Përse përpiqem të vesh këpucët e "Almës shqiptare' por pa justifikuar aktin e saj ?

Nga Alban Gorishti/ Para së gjithash, për të evituar çdo keqkuptim, padyshim që e konsideroj këtë akt të paimagjinueshëm, të pamendueshëm e jo më të zbatueshëm. Por imazhi i atyre fëmijëve që shkonin me nënën e tyre drejt vdekjes më solli parasysh jo vetëm tragjedinë e 'Almës' por të shumë Almave shqiptare.

 

Vajza, gra, që sikurse Alma e kohës tonë kanë bërë zgjedhje shumë të gabuara por jo rastësisht, jo për shkak të ndonjë dashakeqësie momentale por për shkak të strukturave sociale, agnatëve (favortizma të linjës patriarkale) apo cognatëve (nga ana e dajallarëve), apo ndonjë merite biologjike të kamufluar nën interesa klanore apo thjesht interesi përçmues individual.

Read more ...


Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Simbolika ishte kërcënuese: Milorad Dodik, lideri i serbëve boshnjakë dhe president i Republikës Srpska, pjesës së dominuar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë bëri të ditur në prani të përfaqësuesve nga qeveria e Beogradit, se ai "nuk sheh ndonjë kuptim të mbetet në Bosnje". Dodik më tej: "Ne do të vazhdojmë më tej të pavarur". E si gjithmonë ai ripërsëriti, se nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë.Por tani Ruanda dhe Gjermania kanë sjellë në Kombet e Bashkuara një rezolutë, mbi bazën e së cilës Asambleja e Përgjithshme e OKB do ta deklarojë 11 korrikun, si ditën e përkujtimit ndërkombëtar të gjenocidit në Srebrenicë. Përfaqëues nga Serbia dhe Republika Srpska janë ngritur ashpër kundër rezolutës, që ata e shohin si damkosje kolektive të popullit serb.

Read more ...


Një kala që u ngrit mbi vetëflijim dhe një nënë që u vetëflijua për të 'shembur një kala'

Nga Alban Gorishti 

 

Dje një lajm tragjik na hidhëroi të gjithëve pamasë, por kaq të shpeshta janë bërë lajme të tilla në vendin tonë saqë tashmë nuk është se prekin shumë ndjeshmërinë popullore. Një nënë bashkë me 3 fëmijët e vegjël u vetëflijua, pas konflikteve të vazhdueshme me bashkëshortin, në ujërat e ftohta të lumit Buna. Një fund tragjik për këtë familje në filizat e ditëve të saj. Kjo histori nuk e di pse por më preku në mënyrë të veçantë, por po ashtu më kujtoi një histori, atë të famshmen që flet pikërisht për Bunën, kalanë e Rozafës, mjegullat që ngrihen lart etj. 

Read more ...


“FAZ” ngre alarmin: Ballkani po shpopullohet, po mbushet me aziatikë

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se vendet e Ballkanit janë vënë në mes të dy zjarreve. Nga njëra anë është emigracioni dhe rënia e lindjeve dhe në krahun tjetër është imigracioni nga Azia, për të cilin këto vende nuk janë ende të përgatitura. Autori i shkrimit, Michael Martens tregon një anekdotë për një konferencë ku po diskututohej për rrezikun e shpërthimit të një lufte në Evropën Juglindore. Njëri nga pjesëmarrësit u ngrit dhe tha se ky rrezik nuk ekzistonte sepse në këto vende ka mungesë të ushtarëve. Autori i tekstit nuk mendon se rreziku i luftës nuk ekziston, duke pretenduar se edhe forcat speciale të armatosura mirë mund të bëjnë shumë dëm, por është e vërtetë se Ballkani po vuan nga mungesa e ushtarëve. Ai merr Serbinë si shembull.

Read more ...


Dallimi midis Astrologjisë dhe Astronomisë

Është e rëndësishme të dallojmë astrologjinë nga astronomia – dy terma që disa njerëz i përdorin gabimisht në mënyrë të ndërsjellë. Për dallim nga astrologjia, e cila është përdorimi i yjeve dhe yjësive të tyre për të parashikuar ngjarjet, astronomia është një degë e shkencës që merret me studimin e trupave qiellorë dhe universit në tërësi. Astronomia bazohet në fakte të vëzhgueshme, studime sistematike dhe përdorimin e intelektit njerëzor. Gjatë gjithë historisë, ai ka lehtësuar navigimin dhe matjen e kohës. Për shkak se astronomia nuk ka të bëjë me ndikimin e trupave qiellorë në fatet e njerëzve, ajo lejohet në Islam. Në fakt, disa vargje të Kuranit aludojnë për astronominë, mbi bazën e të cilave shkencëtarët myslimanë kanë dhënë kontribute të vlefshme në fushën e astronomisë në të kaluarën. Pra astronomia është në njëfarë mënyre fall (pra shikim i fatit nëpërmjet gjesteve apo formave të ndryshme), ndërsa islami e ndalon këtë praktikë në mënyrë të prerë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG