Lidhje


Skandali me shkarkimin e Eskobar/ Ambasada e SHBA në Kosovë sponsorizoi lincimin e gazetarit, Buzhala dhe SBunker pjesë e sulmeve ndaj medias së lirë

Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së, është liruar nga detyrat e tij si i dërguar në Ballkanin Perëndimor pas një zhvillimi të rëndësishëm. Ky veprim vjen pas një pune të plotë hetimore të revistës THE FRONTLINER, e cila zbuloi konflikte të mundshme interesi dhe hodhi dyshime mbi integritetin e tij diplomatik. Konfirmimi i shkarkimit të Escobar erdhi nga një burim brenda Kongresit të SHBA menjëherë pasi Vudi Xhymshiti, kryeredaktor i THE FRONTLINER, u shfaq në një emision televiziv duke diskutuar mbi rolin jetik të shtypit në demokraci dhe pengesat me të cilat përballen gazetarët kur sfidojnë figurat me ndikim.

Read more ...


Pakistani paralajmëron për rritjen e ndjenjës anti-muslimane në Indi

Përfaqësuesi i Përhershëm i Pakistanit në Kombet e Bashkuara (OKB), Munir Akram tha se rritja e ndjenjës anti-muslimane (Islamofobi) në Indi është shqetësuese, transmeton Anadolu. Akram foli në seancën me titull "Kultura e paqes" që u mbajt në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

 

Ai theksoi se në kuadër të ideologjisë "Hindutva", urrejtja, presioni dhe dhuna është rritur dhe është bërë sistematike për rreth 200 milionë muslimanë dhe pakicat e tjera që jetojnë në Indi që nga viti 2014 kur në krye të detyrës erdhi qeveria e përbërë nga RSS (Organizata Vullnetare Indiane) e cila është e lidhur me Partinë Bharatiya Janata (BJP) e udhëhequr nga kryeministri indian Narendra Modi.

Read more ...


Protestuesit pro-Palestinë në "Columbia University", New York, pushtojnë ndërtesën pasi kolegji pezulloi studentët

Protestuesit pro-palestinezë në Universitetin e Kolumbias zaptuan një ndërtesë në kampusin e qytetit të Nju Jorkut të martën një ditë pasi universiteti filloi të pezullonte demonstruesit studentorë. Protestuesit të cilët "pushtuan" Hamilton Hall, shfaqën pankarta nga një dritare ku lexohej "Intifada", fjalë arabe që nënkupton një kryengritje, raportoi CNN, duke lëshuar një video të eventit. Universiteti tha në një njoftim herët në mëngjes se aksesi efektiv i menjëhershëm në kampusin Morningside është kufizuar për studentët që banojnë në konviktet e banimit brenda kampusit dhe për punonjësit që ofrojnë shërbime të ndryshme.

Read more ...


“Dosja 5D”/ Drejtori i bashkisë shembte banesat për të favorizuar kompaninë e ndërtimit

Kanë dalë detaje të reja nga dosja 5D e korrupsionit në bashkinë e Tiranës. Emisioni “Në shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala në News24, trajtoi këtë temë duke nxjerrë edhe disa elementë nga dosja hetimore që çoi në pranga drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato në akuzën e korrupsionit dhe përfitimit në konflikt të interesit të 45 tenderave me vlerë prej 30 milionë euro, në favor të kompanisë “5D Contruksion”, duke shfrytëzuar postet publike që ata mbanin.

Read more ...


Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën 

Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik ka miratuar të enjten një mocion për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën të propozuar nga deputetja Alicia Kearns, me të cilën Britania mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës. Ky mocion u propozua nga Kearns pas një debati që u zhvillua mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor. “Kërkoj që kjo Dhomë të lëvizë në njohjen e situatës akute të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të dënojë sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjskë në Kosovë më 24 shtator 2023”, thuhet në mocionin e propozuar nga deputetja Kearns, i miratuar në Parlamentin britanik.

Read more ...

XS
SM
MD
LG