Lidhje


Rekord turistësh në Muzeun e Krujës, për herë të parë vizitohet nga 1500 vizitorë brenda ditës! Drejtori: Në 4 muajt e parë të vitit, mbi 28 mijë qytetarë

Çdo ditë në Krujë mbërrijnë grupe turistësh nga mbarë bota, të cilët janë të interesuar të vizitojnë kalanë, muzeun dhe pazarin karakteristik. Vetëm, këtë të premte në muze kanë shkelur 1500 vizitorë, 1000 prej të cilëve të huaj dhe pjesa tjetër gjimnazistë nga Kosova. Ndërkohë, nga janari e deri në maj, Muzeun e Gjergj Kastriotit e vizituan 28 mijë turistë, ku pjesa më e madhe e tyre ishin në huaj.  Medi Hafizi, drejtor i muzeve të Krujës shprehet se është hera e pare ne karrierën e tij 33 vjeçare që konstatohet numër kaq i lartë turistësh. 

Read more ...


A do të futet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

Pas diskutimeve të gjata, Partia Kristiandemokrate (CDU) votoi në kuvendin e partisë së saj në fillim të javës që të kërkojë rikthimin gradual të shërbimit të detyrueshëm ushtaraknë Gjermani. Nëse ndodh kjo të rinjtë duhet të angazhohen për të shërbyer në ushtri ose në sektorin social për një periudhë të caktuar kohore, gjë që ishte hequr në vitin 2011.

 

I ashtuquajturi vit social mund të zhvillohet si në Bundeswehr ashtu edhe në institucionet sociale. Derisa të zbatohet përfundimisht ky vendim, CDU propozon një "rekrutim kontigjentesh” në përshtatje me nevojat e personelit të Bundeswehr-it. Për shkak të një Rusie gjithnjë e më agresive dhe mungesës së personelit në Bundeswehr, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius duhet të marrë një vendim për rifutjen e një forme të rekrutimit.

Read more ...


“Grekëve në Shqipëri s’i mohohet asnjë e drejtë”, Rama: Kërkojmë të njëjtin respekt

Kryeministri Edi Rama tha në takimin e tij me shqiptarët në Athinë, se është e vërtetë se grekët në Shqipëri kanë halle dhe probleme, por sipas tij ato janë halle dhe probleme që i ka çdo shqiptar dhe nuk vijnë për shkak të etnisë së tyre greke.

 

 

Ai tha se të njëjtën gjë kërkojnë edhe prej Greqisë në lidhje me shqiptarët që kanë ndërtuar jetën e tyre atje.

Read more ...


Pavarësisht nga "pauza" e Bidenit, miliarda dollarë në armë amerikane do të rrjedhin ende në Izrael

Armatime me vlerë miliarda dollarë amerikanë mbeten në rrjedhë për Izraelin, pavarësisht vonesës së një dërgese bombash dhe rishikimit të të tjerave nga administrata e Presidentit Joe Biden, pavarsisht edhe shqetësimit se përdorimi i tyre në një sulm mund të shkaktojë më shumë shkatërrim mbi civilët palestinezë.

 

Një zyrtar i lartë amerikan tha këtë javë se administrata kishte rishikuar dorëzimin e armëve, për shkak se Izraeli mund ti përdorte për një pushtim të madh të Rafahut, një qytet në jug të Gazës ku mbi 1.5 milionë civilë kanë kërkuar strehim dhe si rezultat ndaloi një dërgesë me bomba në Izraeli.

Read more ...


Pas SHBA- së protestat studentore anti Izraelite përhapen dhe në Europë

Policia amerikane ka bërë arrestime të reja si pjesë e një fushate kundër protestave të vazhdueshme në shumë universitete amerikane si kundërshtim ndaj luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, ndërkohë që dhe disa universitete në Evropë i janë bashkuar lëvizjes studentore amerikane.
 
Të hënën në mbrëmje në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, policia shpërndau një tubim proteste pro-palestineze dhe arrestoi 64 persona, 40 prej të cilëve studentë. Radio Studentore e UCLA raportoi se policia e universitetit arrestoi rreth 40 studentë me akuzën e grumbullimit gjatë shtetrrethimit.
 
 
Korrespondenti i AJ-s në Nju Jork tha se dje studentët arritën të mbyllnin një nga rrugët kryesore të qytetit gjatë një demonstrate që ata filluan në Hunter College në shenjë solidariteti me Gazën. Demonstruesit marshuan nëpër rrugë të shumta të qytetit, duke detyruar autoritetet të dërgojnë qindra policë për t’i shpërndarë dhe arrestuar një numër prej tyre.

Read more ...

XS
SM
MD
LG