Lidhje


Siç pritej stuhia e fortë diellore bëhet e dukshme në tokë/ Mbretëria e Bashkuar ndriçohet nga Dritat Veriore (Aurora Borealis)

Qielli mbi Mbretërinë e Bashkuar u ndriçua mbrëmjen e djeshme me ngjyrat rozë dhe jeshile të shkëlqyeshme, nga Dritat Veriore për shkak të një stuhie të fortë diellore.


Sipas mediave të huaja, Aurora Borealis mbresëlënëse, zakonisht e dukshme vetëm nga pjesët veriore të Ishujve Britanikë, ishte e dukshme në pjesë të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar gjatë natës, duke përfshirë Skocinë, Uellsin, Irlandën Veriore dhe në mënyrë të pazakontë, Anglinë jugore.

Read more ...


Sot pritet që Toka të goditet nga një stuhi gjeomagnetike, më e forta në 20 vitet e fundit

Mbrëmjen e së premtes Toka do të goditet nga një stuhi e fortë gjeomagnetike e shkaktuar nga shpërthimet në sipërfaqen e Diellit që ndodhën ditët e mëparshme, sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA). 

 

Fuqia e kësaj stuhie do të jetë G4, nga e cila vetëm G5 është më e fortë dhe pritet të shkaktojë probleme me sistemet energjetike, anijen kozmike, satelitët dhe radiofrekuencat.

Read more ...


Një përmbledhje lajmesh nga kronika e ngjarjeve problematike

Fier- Një 49 vjeçare në Fier ka plagosur me thikë të atin. Ajo është vënë në pranga nga policia, kurse babai i saj ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasen A. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Ferras, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), babanë e saj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

 

Vlorë-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë së Njësisë Speciale të Kufirit dhe Emigracionit “Delta“ Radhimë, Inspektor E. B., 40 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Read more ...


Takimi i Ramës me emigrantët në Greqi, Mitsotakis: Ardhja e tij, e panevojshme

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thotë se vizita në Athinë e Kryeministrit Edi Rama për t’u takuar me diasporën shqiptare më 12 Maj, është e panevojshme.Mitsotakis theksoi se nuk do ta pengojnë aktivitetin e Ramës në Athinë, por as nuk do t’ja lehtësojnë.

 

“Është e drejtë e tij. Një zgjedhje që më duket e panevojshme. Ne kemi probleme në marrëdhëniet greko-shqiptare”, theksoi Mitsotakis në një intervistë për “Protothema”.

Read more ...


Pas Danimarkës edhe Austria dëshiron të dërgoj të burgosurit në Kosovë, reagon KMDLNj: A po bëhet Kosova burg i madh ndërkombëtar?!

Qeveria aktuale e Kosovës po e vazhdon zbatimin e një Marrëveshjeje kriminale dhe raciste me Mbretërinë e Danimarkës për lëshim me qira të Qendrës së Paraburgimit në Pasjak të Gjilanit ku, për fillim do tê vendoseshin 300 të dënuar në Danimarkë për vepra të rënda penale dhe të cilët Danimarka me çdo kusht do t'i transferojë në Kosovë për faktin se nuk po kanë kapacitet t'i risocializojnë. Asnjëri nga të dënuarit që do të transferohen në kundërshtim me vullnetin e tyre nuk është danez apo shtetas danez, të gjithë janë nga shtetet tjera, kryesisht arabe, të Afrikës apo shteteve të pazhvilluara e që konsiderohen që paraqesin rrezik për Mbretërinë e Danimarkës. Shuma që këta të burgosur i shiten Kosovës është e papërfillshme, afërsisht 200 milionë euro.

Read more ...

XS
SM
MD
LG