Lidhje


SPAK sekuestron miliona euro pasuri të ish-shefit të Operacionales

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri, i cili ndodhet në burg si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.SPAK ka sekuestruar pasuri të Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij, të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për ish-shefin e Operacionales.Nga verifikimet pasurore ka rezultuar se ato zotërojnë pasuri, vlera e të cilave është disa herë më e lartë se të ardhurat e ligjshme të përfituara prej Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij.

Read more ...


Të paktën 13 të vrarë në sulmin ukrainas ndaj qytetit rus Belgorod

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe 31 janë plagosur në një sulm të ushtrisë ukrainase në një ndërtesë 10-katëshe në qytetin kufitar rus Belgorod, transmeton Anadolu.Sulmi shkaktoi shembjen e ndërtesës dhe numri i saktë i viktimave mbetet i panjohur, teksa më shumë njerëz mund të mbeten të bllokuar nën rrënoja, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes Civile e Rusisë.Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë të veçantë e quajti aktin një "sulm terrorist" në të cilin u përdorën raketa, duke shtuar se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan disa raketa ukrainase.Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko tha se ekipe mjekësore shtesë janë dërguar në vendngjarje si pjesë e reagimit emergjent.

Read more ...


"Rast i rallë", rrëzoi vetingun/ Antoneta Sevdari rikthehet në Prokurorinë e Tiranës

Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ta rikthyer në detyrë, vendim i cili ka efekt të menjëhershëm.Përveç rikthimit në detyrë, shteti shqiptar duhet t’i kthejë Sevdarit pagat e prapambetura që nga koha e përjashtimit të saj nga organet e drejtësisë më 28 shkurt 2019.Gjithashtu, Gjykata e Strasburgut e gjobiti shtetin shqiptar me 25 mijë euro për proces të parregullt gjatë vlerësimit në 3 shtyllat e vetingut.Me vendimin e KPA të premten e 10 majit, në Ditën e Drejtësisë, procesi i vetingut mori një nga goditjet më të rënda që prej nisjes së Reformës në Drejtësi.

Read more ...


Presidentja e re u betua për “Maqedoninë”, reagon ashpër Athina: U shkel marrëveshja e Ohrit

Greqia ka reaguar në lidhje me faktin që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, i është referuar vendit të saj në ceremoninë e betimit, si “Maqedoni”.Një deklaratë e dalë nga Ministria e Jashtme greke pretendon se deklarata e presidentes ka shkelur Marrëveshjen e Prespës, ku thuhet se emri i këtij shteti do të jetë: Maqedoni e Veriut.Ministria thekson se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe rruga evropiane e kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe kryesisht nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit.

Read more ...


Para dy ditësh grabiti makinën e çiftit italian në Vlorë, arrestohet hajduti i liruar nga amnistia

Policia e Vlorës pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, ku u grabit makina e një çifti Italian duke i thyer xhamin, u vu në ndjekje të autorit të dyshuar që nga mbrëmja e djeshme deri në momentin e arrestimit pasditen e sotme në lagjen 28 nëntori.Pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës autori i dyshuar ka vërejtur së po e ndiqnin dhe ka lënë makinën që lëvizte dhe ka tentuar të ikë me vrap.Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij. Sipas informacioneve i ndaluari rreth 35 vjeç me mbiemër Myrtaj sapo ka dalë nga burgu duke përfituar nga amnistia para 10 ditësh.

Read more ...

XS
SM
MD
LG