Lidhje


Studentë dhe aktivistë në New York organizojnë protestë në mbështetje të Palestinës

Studentë në mbështetje të Palestinës në Universitetin e New Yorkut (NYU), në një protestë që organizuan me pjesëmarrjen e një grupi të aktivistëve, përsëritën kërkesën e tyre që administrata e këtij institucioni të ndërpresë lidhjet e saj tregtare me Izraelin, raporton Anadolu.

 

Studentët e universiteteve në SHBA, të cilët vazhduan protestat në mbështetje për Palestinën, pavarësisht nga të gjitha llojet e kufizimeve nga administratat e shkollave dhe ndërhyrjes së ashpër të policisë, u mblodhën në kampusin e NYU-së pasi tendat e solidaritetit për Gazën u çmontuan nga policia.

Read more ...


Rusia lëshon ​​urdhër arresti për ish-ministrin ukrainas të Mbrojtjes

Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë vendosi në listën e të kërkuarve ish-ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Mykhailo Koval, pasi Moska lëshoi ​​një urdhër për Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, ish-Presidentin Petro Poroshenko dhe Komandantin e Forcave Tokësore të Ukrainës Alexander Pavlyuk. Sipas bazës së të dhënave të MUP-it rus, Koval kërkohet për një vepër penale, por akuzat specifike nuk janë specifikuar, raporton TASS. Koval ishte ushtrues detyre i Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës nga 25 mars deri më 3 korrik 2014, dhe ishte gjithashtu Zëvendës Sekretar i Këshillit për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen e Ukrainës.

Read more ...


Netanyahu: Nuk do të ketë fund të luftës në Gaza me shkëmbim të pengjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë thirrjet për t’i dhënë fund ofensivës vdekjeprurëse në Rripin e Gazës në këmbim të një marrëveshjeje për shkëmbimin e pengjeve me Hamasin, transmeton Anadolu. Netanyahu pretendoi se përfundimi i luftës së Gazës tani do ta mbante Hamasin në pushtet në enklavën e bllokuar.

 

“Hamasi mbetet i ngulitur në pozicionet e tij ekstreme, së pari ndër to kërkesa për të hequr të gjitha forcat tona nga Rripi i Gazës, për t’i dhënë fund luftës dhe për të lënë Hamasin në pushtet. Izraeli nuk mund ta pranojë këtë”, tha ai në një video-mesazh në X.

Read more ...


Izraeli vendos për mbylljen e zyrave të Al Jazeeras/Mbytja e fjalës së lirë është nxitëse e veprimeve të paligjshme, jo humane, gjenocidiale

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Qeveria e tij ka votuar në mënyrë unanime për mbylljen e zyrave lokale të transmetuesit televiziv në pronësi të Katarit, Al Jazeera.

 

Netayahu e bëri publik vendimin më 5 maj përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter. Por, detajet e ndikimit që do të ketë ky vendim ndaj Al Jazeeras, nuk janë ende të qarta. Po ashtu ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi vendimi dhe nëse është i përhershëm apo i përkohshëm.

Read more ...


Turqia ngjitet në vendin e 4-t në Evropë për investime ndërkombëtare, kryeson në përzgjedhjen e investitorëve

Turqia vitin e kaluar u ngjit në vendin e katërt në Evropë për tërheqjen e projekteve më të mëdha të investimeve ndërkombëtare, njoftoi Zyra e Investimeve e Presidencës turke, raporton Anadolu.

 

“Turqia është bërë një destinacion i shquar për investitorët me vendndodhjen e saj strategjike dhe mjedisin e fortë të investimeve. 10,6 miliardë dollarë në investimet e drejtpërdrejta ndërkombëtare që tërhoqëm në vitin 2023 është shenja më konkrete e këtij suksesi”, tha Burak Dağlıoğlu, kreu i zyrës.

Read more ...

XS
SM
MD
LG