Lidhje


Tragjedi në Afganistan, numri i të vdekurve nga përmbytjet shkon në 300

Të paktën 300 të vdekur janë konfirmuar deri më tani nga shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet shkatërruese që goditën veriun dhe veriperëndimin e Afganistanit, transmeton Anadolu.

 

Programit i Ushqimit i OKB-së (WFP) në rrjetet sociale tha se përmbytjet e shpejta shkatërrojnë Afganistanin, duke vrarë mbi 300 njerëz në Baghan dhe duke shkatërruar më shumë se 1 mijë shtëpi.

Read more ...


Guterres dënon sulmin e ekstremistëve izraelitë ndaj selisë së UNRWA-së në Kudsin Lindor

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka dënuar sulmin ku ekstremistët izraelitë në Kudsin Lindor nën pushtim i vunë zjarrin Qendrës së Përgjithshme të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), transmeton Anadolu.

 

Shefi i OKB-së ndau një mesazh nga llogaria e tij në median sociale ku dënoi sulmin ndaj selisë së UNRWA-së në Kudsin Lindor.Guterres tha se shënjestrimi i punonjësve të ndihmës humanitare dhe komplekseve të tyre është i papranueshëm, si dhe theksoi se kjo duhet të ndalet.

Read more ...


Shefi i BE-së: Spanja, Irlanda dhe Sllovenia planifikojnë të njohin Palestinën më 21 maj

Sipas shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, Spanja, Irlanda dhe Sllovenia planifikojnë të njohin shtetin palestinez më 21 maj, transmeton Anadolu. Në një intervistë për transmetuesin spanjoll RNE, Borrell tha se ai beson se 21 maji do të jetë data, sepse ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Jose Manuel Albares, i tha atij ashtu dhe sepse dje Sllovenia nisi procedurat politike për njohjen e shtetit palestinez. "Dhe, ndoshta, pas kësaj do të ketë më shumë sepse Belgjika po e konsideron atë, por e ka vonuar vendimin pasi kërkon më shumë vende t’i bashkohen", tha Borrell.

Read more ...


OKB-ja mbështet kërkesën e Palestinës për anëtarësim: Si votuan shtetet,po Shqipëria?

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (UNGA) ka votuar me shumicë dërrmuese për të mbështetur një ofertë palestineze për t'u bërë anëtare e plotë e OKB-së, duke e njohur atë si të kualifikuar për t'u anëtarësuar dhe duke rekomanduar Këshillin e Sigurimit të OKB-së "të rishqyrtojë çështjen në mënyrë të favorshme". Anëtarësimi mund të vendoset vetëm nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe muajin e kaluar, SHBA vuri veton ndaj një oferte për anëtarësim të plotë. Rezoluta aktuale nuk u jep palestinezëve anëtarësim të plotë, por i njeh ata si të kualifikuar për t'u anëtarësuar dhe i jep Palestinës më shumë pjesëmarrje dhe disa të drejta brenda OKB-së.

Read more ...


As krijesat e Zotit nuk i duan 'krijesat e zionizmit' /GRERËZAT BËJNË PËR SPITAL USHTRINË ÇIFUTE

Nga Florian Leli /

 

Nuk është një shaka. Bëhet fjalë për një lajm të vërtetë të pranuar nga ushtria izraelite. Një tufë grerëzash në jug të Rripit të Gazës kanë sulmuar një skuadër të forcave speciale izraelite duke plagosur me thumbat e tyre dhe bërë për spital plot 12 ushtarë çifutë, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Të gjithë ushtarët janë evakuar nga vendi i ngjarjes dhe janë trajtuar në spital.

Read more ...

XS
SM
MD
LG