Lidhje


Mijëra protestues mblidhen në Malmo të Suedisë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovizion

Mijëra demonstrues propalestinezë dolën sot në rrugë në qytetin suedez Malmo në ditën e dytë të Konkursit të Këngës Eurovision në shenjë proteste kundër pjesëmarrjes së Izraelit në këtë festival, raporton AA. Protesta erdhi mes tensioneve të rritura në vend lidhur me pjesëmarrjen e Izraelit në festivalin e këngës, pasi ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 34.900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur dhjetëra mijëra të tjerë gjatë ofensivës vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar. Policia suedeze vlerëson se gjatë dy ditëve, 100.000 demonstrues do të vijnë në qytet, sipas transmetuesit kombëtar SVT Nyheter.
 
 
Protesta e sotme vlerësohet të ketë tubuar dhjetëra mijëra njerëz në ditën kur konkurrentja izraelite e Eurovizionit do të performojë këngën e saj në gjysmëfinale, thanë mediat lokale.

Read more ...


Deputetja izraelite kërcënon me përdorimin e "raketave të pasakta" në Gaza pas ndalimit të armëve nga SHBA-ja

Një anëtare e parlamentit izraelit, i njohur si Knesset, kërcënoi me përdorimin e “raketave të pasakta” gjatë luftës në Rripin e Gazës, si reagim ndaj ndalimit të transferimit të armëve amerikane në Tel Aviv, transmeton Anadolu.

 

“SHBA-ja po kërcënon se nuk do të na japë raketa të sakta. Oh, po? Epo, kam lajme për SHBA-në. Ne kemi raketa të pasakta dhe kemi të drejtë të mbrohemi”, tha Tally Gotliv, deputete e Partisë Likud të kryeministrit Benjamin Netanyahu, në një deklaratë për median izraelite Channel 7, duke shtuar:

Read more ...


Austri, policia ndërhyn ndaj protestuesve pro-palestinezë në Universitetin e Vjenës

Protesta në mbështetje për Palestinën e cila vazhdonte prej tre ditësh në Universitetin e Vjenës në Austri u shpërnda me bastisjen e kryer në orët e natës nga policia e cila arrestoi 3 protestues, raporton Anadolu.Protesta paqësore që vazhdonte me tendat e ngritura nga studentët në kampusin Altes AKH në Universitetin e Vjenës u shpërnda nga policia. Në një deklaratë nga policia e Vjenës në llogarinë X thuhet se në kuadër të operacionit të ndërmarrë në orët e vona u konfiskuan tendat e studentëve dhe u shpërndanë protestuesit.Një grup u mblodh para kampusit për të mbështetur studentët dhe për të reaguar ndaj bastisjes së papritur të policisë, e cila në ditën e parë të protestës bëri të ditur se nuk kishte arsye për të shpërndarë "protestën në kampus".

Read more ...


Sllovenia planifikon të njohë shtetin e Palestinës deri më 13 qershor

Sllovenia pritet të marrë vendimin për njohjen e shtetit të Palestinës deri më 13 qershor, transmeton Anadolu.Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon në deklaratën për media tha se qeveria ka filluar procedurën për njohjen e shtetit të Palestinës dhe se vendimi për njohjen do t'i përcillet parlamentit slloven deri më 13 qershor.

 

"Vendimi është një hap pa kthim. Jam e lumtur që qeveria ndodhet në procesin për njohjen e Palestinës. Me këtë Sllovenia dërgon mesazh të qartë për nevojën e ndërtimit të paqes në Lindjen e Mesme dhe zgjidhjen me dy shtete të problemit Izrael-Palestinë", tha Fajon.

Read more ...


SHBA kritikon planin e Rusisë për të zhvilluar stërvitje bërthamore në kufi me Ukrainën

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagon), gjenerali Pat Ryder e ka vlerësuar si "retorikë të papërgjegjshme" planin e Rusinë për të zhvilluar stërvitje bërthamore në afërsi të kufirit me Ukrainën, transmeton Anadolu.Duke folur për mediat pasi Rusia njoftoi se po zhvillon stërvitje të armës bërthamore në afërsi të Ukrainës, Ryder tha se "Ky është një shembull i retorikës së papërgjegjshme që kemi dëgjuar në të kaluarën nga Rusia. Kjo është plotësisht e papërshtatshme kur merret parasysh situata aktuale e sigurisë".

Read more ...

XS
SM
MD
LG