Lidhje


Turqia dhe Kuvajti forcojnë bashkpunimin ekonomik, nënshkruajnë 6 marrëveshje bashkëpunimi

Turqia dhe Kuvajti kanë nënshkruar gjashtë marrëveshje bashkëpunimi në Ankara, në prani të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe emirit të Kuvajtit, Sheikh Meshal al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, raporton Anadolu.

 

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua pas takimeve kokë më kokë dhe në nivel delegacioni në kompleksin presidencial në kryeqytetin turk. Emiri Kuvajtit mbërriti në Türkiye për një vizitë zyrtare më herët gjatë ditës dhe ai u prit nga presidenti turk me një ceremoni zyrtare.

Read more ...


Norvegjia bën thirrje për armëpushim urgjent pasi Izraeli filloi sulmin tokësor në Rafah

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide bëri thirrje për armëpushim urgjent pasi ushtria izraelite filloi sulmin e saj tokësor ndaj qytetit Rafah, raporton Anadolu.Eide në një deklaratë për gazetarin e AA-së foli rreth fillimit të sulmit tokësor të Izraelit në Rafah.Eide çdo sulm kundër Gazës e cilësoi si "një tradhti ndaj grave dhe fëmijëve palestinezë" dhe tha se "Armëpushimi nënkupton dallimin mes jetës dhe vdekjes për të dyja palët e konfliktit".Duke vënë në dukje rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje në një afat të shkurtër për t'i dhënë fund shtypjes në Gaza, Eide tha se palët duhet të tregojnë gatishmërinë e tyre për të rënë dakord.

Read more ...


Belgjika u bën thirrje vendeve të BE-së të ndalojnë shitjet e armëve në Izrael

Ministrja belge e Bashkëpunimit për Zhvillim, Caroline Gennez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian (BE) që të ndalojnë shitjen e armëve për Izraelin, transmeton Anadolu.

 

Gennez para takimit të ministrave të Zhvillimit të BE-së tha se ndihma humanitare për Gazën duhet të rritet. "I bëj thirrje Komisionit Evropian të vazhdojë angazhimet dhe pagesat për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA). Raporti i Grupit të Pavarur të Shqyrtimit ofron siguri të mjaftueshme për ta bërë këtë", tha Gennez.

Read more ...


Mediat amerikane: SHBA ndalon dërgesën e bombave pas vendimit të Izraelit për sulm në Rafah

Pretendohet se pasi qeveria e Tel Avivit vendosi të nisë sulm tokësor në qytetin Rafah të Gazës, SHBA-ja ndaloi dërgesat e bombave amerikane në Izrael, transmeton Anadolu.Sipas lajmeve në mediat amerikane, një zyrtar i lartë, i cili nuk deshi të identifikohet për shkak të shqetësimeve të privatësisë, bëri deklarata për dërgesën në fjalë.

 

Zyrtari pohoi se dërgesa në Izrael përbëhej nga 1.800 bomba 900 kilogramësh dhe 1.700 bomba 225 kilogramësh dhe se ata ishin të shqetësuar se si këto bomba do të përdoreshin në zona me popullsi të dendur.

Read more ...


Vdekja e “vrasësit të liqenit” 8 vite pasi i mori jetën ish-gruas shqiptare dhe partnerin të saj italian! Si u dhunua brutalisht në burg! Flet motra e Silvio Mannina

Më 27 prill mediat italiane bënë me dije se ‘vrasësi i liqenit’ kishte ndërruar jetë. Ai kishte qenë në agoni prej 8 vjetësh që kur u rrah brutalisht në burgun e Parmas, nga një tjetër i burgosur.

 

Dritan Demiraj, kishte marrë dënimin e përjetshëm për një nga krimet më monstruoze të ndodhura në Itali, ku aso kohe u tha se bëhej fjalë për një krim pasioni. Dy viktimat e tij ishin një shtetas italian dhe ish-bashkëshortja, nëna e fëmijëve të tij.

Read more ...

XS
SM
MD
LG