Lidhje


Studentët turq organizojnë protesta pro Gazës në solidaritet me studentët e SHBA-së

Studentët turq të universiteteve zhvilluan demonstrata në të gjithë vendin për të protestuar kundër mizorive të Izraelit në Rripin e Gazës, duke u zotuar gjithashtu për solidaritet me homologët e tyre amerikanë. Një demonstratë e quajtur "Ne mblidhemi për Palestinën" në Universitetin Çukurova në provincën jugore të Adanas u mbështet nga rektori, akademikët, stafi i universitetit dhe studentët. Studentët e Universitetit të Iğdır organizuan një marshim për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza dhe për të mbështetur palestinezët.

Read more ...


Senatori amerikan shpreh mbështetje për studentët propalestinezë

Senatori amerikan Bernie Sanders shprehu mbështetje për studentët që protestojnë kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.“Në vitin 1962, ne organizuam protesta për t’i dhënë fund politikave raciste në Universitetin e Çikagos. Në vitin 1963, unë u arrestova duke protestuar për shkollat e ndara. Por kishim të drejtë”, ka shkruar Sanders në X.

 

“Jam krenar që shoh studentët që protestojnë kundër luftës në Gaza. Qëndroni të qetë dhe të përqendruar. Ju jeni në anën e duhur të historisë”, ka deklaruar Sanders.

Read more ...


Hezbollahu kreu sulme me dronë ndaj ushtarëve izraelitë dhe sistemit "Iron Dome"

Lëvizja Hezbollah njoftoi se ka kryer sulme me mjete ajrore pa pilot kamikazë (UAV) kundër bazës dhe sistemit të mbrojtjes ajrore "Iron Dome" në veri të Izraelit, transmeton Anadolu.Hezbollahu ka bërë një deklaratë në lidhje me sulmet që ka kryer kundër objektivave ushtarake në rajonin kufitar që i përkasin ushtrisë izraelite.Në deklaratë thuhet se sulmet janë kryer me dronë kamikazë kundër një ndërtese në vendbanimin Yiftah, ku ndodhen ushtarët izraelitë dhe kundër sistemit të mbrojtjes ajrore "Iron Dome" që ndodhet në vendbanimin Ramot Naftali.Thuhet se nga sulmi në Yiftah ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e ushtarëve izraelitë dhe si pasojë e sulmit në Ramot Naftali ka rënë zjarr.

Read more ...


Netanyahu turpërohet në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit

Mediat izraelite Haaretz dhe Channel 12 kanë postuar një video në X në të cilën shihet një burrë duke i bërë thirrje Netanyahut të jepte dorëheqjen ndërsa ishte gati të vendoste kurorën shtetërore në një ceremoni zyrtare të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit.

 

“Sa shenja duhen që një kryeministër të shkojë në shtëpi?” burri bërtiti.Dhjetëra mijëra protestues antiqeveritar kanë marshuar rregullisht në Tel Aviv dhe Jerusalem, duke bërë thirrje për zgjedhje të reja dhe duke akuzuar Netanyahun për zgjatjen e luftës në Gaza për të mbajtur veten në pushtet.

Read more ...


Hamasi njofton se ka pranuar armëpushimin e propozuar për Gazën

Grupi i rezistencës palestineze Hamas ka bërë të ditur se ka rënë dakord për një armëpushim të propozuar në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.Grupi palestineze njoftoi se shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, përcolli miratimin e grupit të tij për propozimin gjatë bisedave të ndara telefonike me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe shefin e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel.

 

Miratimi vjen në vazhdën e lëshimit të urdhrave të evakuimit nga forcat izraelite për palestinezët nga lagjet lindore të qytetit Rafah në Gazën jugore, një hap që shihet gjerësisht si fillim i sulmit ndaj qytetit që po kërcënohet prej kohësh nga Izraeli, respektivisht në qytetin ku banojnë rreth 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur që kërkojnë strehim nga lufta.

Read more ...

XS
SM
MD
LG