Lidhje


SHBA: Izraeli mund të ketë shkelur të drejtën ndërkombëtare

Qeveria amerikane e shikon si të mundur që Izraeli me armët amerikane shkel të drejtën ndërkombëtare në ofensivën ushtarake Rripin e Gazës. Në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet, se me armët që ka vënë në dispozicion SHBA, Izraeli ndoshta ka shkelur të drejtën ndërkombëtare në Rripin e Gazës.Megjithatë lufta e pengon që përfaqësuesit amerikanë ta përcaktojnë me siguri këtë në secilën goditje ajrore, thuhet në raportin amerikan që duhej t'i paraqitej kongresit. Kufizimi i vendosur, se nuk mund të përcaktohet, nëse mund të vendoset lidhje mes sulmeve të caktuara të forcave izraelite me armët amerikane, i lejon hapësirë veprimi në të ardhmen qeverisë amerikane, nëse mund të kufizojë dërgimin e armëve ofensive për aleatin.

Read more ...


Kryeministri grek: Përmirësimi i marrëdhënieve me Turqinë po jep rezultate konkrete dhe pozitive

Përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe me Türkiyen po jep rezultate konkrete dhe pozitive, tha sot kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, raporton Anadolu.Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në Ankara, ku mbërriti në një vizitë pune njëditore, Mitsotakis tha: “Mund të filloj vetëm duke ju falënderuar për mikpritjen e ngrohtë sot në Ankara, ishte takimi i katërt në 10 muajt e fundit, gjë që besoj se dëshmon se dy fqinjët tani mund të vendosin këtë qasje të mirëkuptimit të ndërsjellë, jo më si një përjashtim, por si një normalitet produktiv që nuk mohohet nga dallimet e njohura në pozicionet tona”.

Read more ...


Gjithnjë e më shumë sulme ndaj politikanëve gjermanë

Senatorja për Ekonominë e Berlinit, Franziska Giffey (SPD) është lënduar lehtë në një sulm fizik në lagjen Rudov. "Të martën (7 maj) pasdite në bibliotekë, një burrë sulmoi papritmas ish-kryetaren e bashkisë së Berlinit "nga prapa me një çantë plot me përmbajtje të fortë dhe e goditi në kokë dhe qafë”, njoftoi policia e Berlinit dhe zyra e prokurorit publik. Policia nisi menjëherë hetimet.

 

Pas sulmit, ish-ministrja federale për Çështjet e Familjes "shkoi në spital për një kohë të shkurtër për shkak të dhimbjes në zonën e kokës dhe qafës", thanë autoritetet në një deklaratë.

Read more ...


“Na pret edhe një luftë tjetër”, kërcënon Milorad Dodik-kreu i serbëve boshnjak

Milorad Dodik në një fjalim gjatë përkujtimit të Ditës së Fitores mbi Fashizmin në Banja Luka të Republikës Serbe, tha se është koha për të luftuar për “çlirimin” nga Bosnja dhe Hercegovina.Ai vijoi me kërcënime për ndarjen e shtetin shtetit boshnjak.

 

“Sot kujtojmë Ditën e Fitores mbi Fashizmin – ditën kur fuqia më e errët në botë në atë kohë – Gjermania, hodhi armët. Gjermania, regjimi i së cilës është përgjegjës për vdekjen e më shumë se 30 milionë njerëzve. Serbët pësuan rëndë humbje, së bashku me rusët, hebrenjtë dhe të gjithë ata që e kundërshtuan atë ideologji, duke besuar në lirinë dhe barazinë e të gjithë njerëzve pa dallim kombësie apo feje”, tha fillimisht ai.

Read more ...


Autoritetet në Gaza: Vendkalimet ende të mbyllura, nuk ka hyrje të ndihmave pavarësisht pretendimeve të Izraelit

Dy pikat kyçe kufitare në Rripin e Gazës janë ende të mbyllura, pa asnjë ndihmë që hyn në enklavë, thanë autoritetet lokale, transmeton Anadolu.Deklarata e Autoritetit të Përgjithshëm për Kalimet dhe Kufijtë me bazë në Gaza erdhi si përgjigje ndaj deklaratave të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për hapjen e vendkalimeve dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.Deklarata konfirmoi se vendkalimet janë ende të mbyllura dhe nën kontrollin izraelit që kur ushtria izraelite pushtoi qytetin Rafah, mori kalimin Rafah dhe mbylli vendkalimin Kerem Shalom.

Read more ...

XS
SM
MD
LG