Kryeministri i Pakistanit vlerëson pezullimin e projektit në Hormuz: Udhëheqje e guximshme e Trump
Kryeministri i Pakistani, Shehbaz Sharif, ka reaguar përmes një postimi në X lidhur me zhvillimet e fundit në Ngushticën e Hormuzit, duke vlerësuar vendimin për pezullimin e “Project Freedom” si një hap të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve dhe forcimit të paqes në rajon.
“Jam mirënjohës ndaj Donald Trump për udhëheqjen e tij të guximshme dhe njoftimin në kohë lidhur me pezullimin e “Project Freedom” në Ngushticën e Hormuzit. Reagimi i tij dashamirës ndaj kërkesës së bërë nga Pakistani dhe vendet e tjera mike, veçanërisht Arabia Saudite dhe vëllai im i dashur, Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, do të kontribuojë ndjeshëm në avancimin e paqes rajonale, stabilitetit dhe pajtimit gjatë kësaj periudhe të ndjeshme.
Pakistani mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur të gjitha përpjekjet që nxisin vetëpërmbajtjen dhe një zgjidhje paqësore të konflikteve përmes dialogut dhe diplomacisë. Jemi shumë shpresëplotë që momentumi aktual do të çojë në një marrëveshje të qëndrueshme që garanton paqe dhe stabilitet afatgjatë për rajonin dhe më gjerë”