Profecitë biblike që sinjalizojnë ardhjen e Muhamedit a.s

Allahu thotë në Kuranin Famëlartë:
"Ata të cilët e pasojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, që nuk di as të shkruajë dhe as të lexojë, të cilin e gjejnë të përshkruar ( me virtytet e tij),në Tevrat dhe në Inxhil" Araf 157
Pa dyshim që ka shumë profeci në lidhje me ardhjen e Profetit Muhamed (a.s) në Bibël, por në ajetin kuranor të cituar më sipër, përmenden veçanërisht Tevrati dhe Ungjijtë; sepse Moisiu (a.s) dhe Jezusi (a.s) ishin figura të shquara midis të gjithë profetëve izraelitë.