Kush është Orlando Gill, portieri hero i Paraguait në Botëror që nuk ka marrë rrogë prej 6 muajsh
Orlando Gill është padyshim një nga heronjtë e Paraguait, që arriti të eliminojë Gjermaninë me penallti në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës dhe të sigurojë kualifikimin për në 1/8-at. Portieri i kombëtares amerikano-jugore u dallua duke pritur dy penallti dhe i dhuroi popullit të tij një kualifikim historik. Një portier që, vetëm 26 vjeç, ka tashmë një histori të veçantë pas vetes. Ai aktivizohet te San Lorenzo de Almagro (Divizioni i Parë argjentinas) dhe e mbylli sezonin me klubin e tij pa marrë pagë prej plot gjashtë muajsh. Situata e San Lorenzos, në fakt, është mjaft e vështirë.