Lidhje


KOSOVA SFIDON HAGËN/ BE-ja dhe Gjermania kundër ndryshimeve për Specialen, PDK paralajmëron përplasje!

 

Dy herë radhazi Bashkimi Evropian reagoi pas ndryshimeve të ligjit për Dhomat e Specializuara nga Kuvendi i Kosovës, duke thënë se ndryshimet ligjore bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. Sipas zëdhënësit të BE-së, Christian Wigand, Dhomat e Specializuara po japin drejtësi, bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale.

Read more ...


Le Monde pas Hagës: Gjykata Speciale, thellësisht e kontestuar në Kosovë

 

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim nga gjykata në Hagë, në një prej vendimeve më të shumëpritura për Kosovën. Aktgjykimi u shpall të mërkurën, më 16 shtator, ndërsa bashkë me Thaçin u dënuan edhe tre ish-udhëheqës të tjerë të UÇK-së. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 25 vjet burgim nga një tribunal në Hagë të mërkurën, më 16 shtator, për krime lufte, tha gjykata në një aktgjykim të shumëpritur që pritet të shkaktojë zemërim në vendin ballkanik.

Read more ...


Daçiç pas vendimit të Gjykatës Speciale: “UÇK-ja ishte kriminale dhe terroriste”

 

Serbia reagoi ndaj vendimit të Hagës përmes zëvendëskryeministrit, Ivica Daçiç, i cili, menjëherë e përshkroi si konfirmim të pretendimeve të Serbisë për UÇK-në. “Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit”, tha Daçiç, “dëshmoi se UÇK-ja ishte organizatë kriminale dhe terroriste dhe se udhëheqësit e saj të lartë politikë dhe ushtarakë ishin përgjegjës për krime gjatë luftës në Kosovë”.

Read more ...


Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President të Kosovës

 

Bekim Sejdiu është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sejdiu përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se për vendimin e tij ka informuar përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje!. Sejdiu ka thënë se vendimin e ka marrë për shkak të mungesës së mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij në postin e presidentit, si dhe për shkak të zhvillimeve politike që, sipas tij, e kanë devijuar procesin.

Read more ...

XS
SM
MD
LG