Lidhje


Nga një ndërgjegje e harruar në një ndërgjegjje selektive. Komuniteti hebraik reagon për ardhjen e Kanye West në Shqipëri

Në një reagim publik, Komuniteti Hebraik Shqiptar e ka cilësuar të papranueshme mundësinë e një koncerti të Kanye West në Shqipëri, duke e lidhur me përgjegjësinë morale dhe rrezikun e normalizimit të figurave të përfshira në deklarata të dënueshme antisemitiste. Në tekstin e tyre theksohet se “heshtja nuk është neutralitet, është lejim” dhe se Shqipëria duhet të “vendosë vija të kuqe”, duke e paraqitur këtë si një çështje standardesh etike dhe jo thjesht kulture apo argëtimi. Reagimi ka ngjallur debat, sidomos për shkak të kontrastit që disa kritikë shohin mes këtij qëndrimi të fortë dhe mungesës së deklarimeve të ngjashme për krizat humanitare në Gaza.

Read more ...


Analiza: Si po kriminalizojnë kompanitë izraelite të rinjtë shqiptarë përmes fitimeve të shpejta

 

Në Shqipëri, debati për praninë gjithnjë e më të shtuar izraelite nuk mund të kufizohet vetëm te investimet, teknologjia, real estate-i apo marrëveshjet në sektorë strategjikë. Shqetësimi më i errët dhe më urgjent është një tjetër: call center-at mashtrues, një industri që po përdor të rinjtë shqiptarë si fuqi punëtore për mashtrime financiare ndërkombëtare.

Read more ...


Çfarë ndodhi në shkollën Maarif Elbasan. Të vërtetat dhe të pavërtetat e incidentit.

Ditën djeshme në disa media eshte shperndare një lajm dhe video nga kampusi i shkollës “Maarif” në Elbasan, ku drejtori i këtij institucioni arsimor jopublik, shtetasi turk Fatih Konuksever, shihet duke hedhur disa pako te pa identifikuara që po përpiqen të futen nga jashtë nga persona te pa autorizuar brenda mjedisit te shkolles.

 

“Maarif Elbasan Campus” ka reaguar përmes një deklarate publike në rrjetet sociale, duke sqaruar opinionin publik për ngjarjen dhe duke shprehur mosinkurajimin e sjelljes së nxituar dhe joprofesionale të drejtorit. Megjithatë, sipas institucionit, ngjarja lidhet me çështje sigurie për shkak të afrimit të një personi të panjohur dhe të paautorizuar në perimetrin e shkollës.

Read more ...


BBC: Përplasja më Papën po e gërryen Trumpin nga brenda

Nuk është diçka e pazakontë që Presidenti Trump të përballet me kritika nga udhëheqësit katolikë. Politikat e tij të ashpra për emigracionin kanë sjellë prej kohësh përplasje me hierarkinë e Kishës Katolike në SHBA, ndërsa një pjesë e madhe e katolikëve konservatorë kanë qëndruar më afër tij.

 

Por reagimi i 48 orëve të fundit ka qenë ndryshe. Këtë herë zemërimi nuk lidhet vetëm me sulmin publik të Trump ndaj Papa Leonit dhe me publikimin e një imazhi të tij të krijuar me AI si figurë e ngjashme me Krishtin. Ajo që bie më shumë në sy është se kritikat po vijnë edhe nga aleatë të vjetër konservatorë katolikë të Trumpit, të shqetësuar në një nivel më të thellë për luftën me Iranin.

Read more ...


1 Prill 1928: Reforma juridike e Ahmet Zogut dhe abrogimi i Sheriatit

Më 1 prill 1928, Shqipëria ndërmori një nga reformat më të thella juridike në historinë e saj moderne: abrogimin e Sheriatit si bazë ligjore për çështjet civile dhe zëvendësimin e tij me kode të reja të frymëzuara nga Evropa Perëndimore. Ky hap u ndërmor gjatë periudhës së konsolidimit të shtetit nën drejtimin e Ahmet Zogu, në një kohë kur vendi kërkonte stabilitet, centralizim dhe legjitimitet ndërkombëtar.

 

Reforma nuk erdhi në një vakuum historik. Që pas shpalljes së pavarësisë në 1912 dhe veçanërisht pas viteve 1920, Shqipëria përballej me një realitet juridik të fragmentuar: ligje zakonore, norma fetare dhe rregullime të trashëguara nga periudha osmane bashkëjetonin pa një sistem të unifikuar. Në këtë kontekst, qeveria shqiptare ndërmori një seri reformash që kulmuan në fund të viteve ’20 me miratimin e kodeve moderne civile dhe penale (1928), duke i dhënë fund juridiksionit të Sheriatit në çështjet si martesa, divorci dhe trashëgimia.

Read more ...

XS
SM
MD
LG