Lidhje


Rama pritet nga Princi Kurorës në Pallatin Mbretëror të Arabisë Saudite: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama është pritur nga princi i Kurorës dhe kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud, në Pallatin Mbretëror në Riad të Arabisë Saudite. Rama shkruan se në takim, është diskutuar bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën në Shqipëri të princit saudit vitin e ardhshëm.

 

“Riad - Në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud, për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm”, shkruan Rama.

Read more ...


Kinë, fillojnë Lojërat e para Botërore të robotëve humanoidë

 Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë (WHRG), gara e parë në botë e robotëve në shkallë të gjerë, në të cilën robotët humanoidë garojnë në fusha të ndryshme sportive, performance dhe kategorie, kanë filluar në kryeqytetin e Kinës, Peki.

 

Aktiviteti i cili u mbajt në bashkëpunim me Qeverinë Popullore Vendore të Pekinit, Grupin Mediatik të Kinës, Organizatën Botërore të Bashkëpunimit në Robotikë dhe RoboCup Azi-Paqësor, morën pjesë kompani robotike, universitete, institute kërkimore, klube robotike dhe entuziastë me robotët humanoidë që ata i zhvilluan.

Read more ...


Shtohen rastet me kancer gjiri në Elbasan, shumica e pacienteve mbi 45 vjeçe

Në Elbasan raportohet një rritje e numrit të rasteve të diagnostikuara me kancerin e gjirit. Sipas mjekëve, mosha më problematike është ajo mbi 45 vjeç. “Është e rëndësishme bërja e mamografisë sidomos pas moshës 45 vjeç. Mamografi rutinë çdo dy vite sepse është grupmosha ku ne gjejmë rastet më të shpeshta me këtë sëmundje. Jini vigjilente për të ruajtur veten tuaj të parat, ju thërras të gjitha grave sepse shëndeti jonë do të thotë shëndeti i familjes”,-tha Luljeta Vathi, mjeke.

 

Mamografia në spitalin e qytetit është funksionale ndërsa gjatë këtij muaji është edhe mamografia lëvizëse. Ndaj bëhet apel për kontrolle të vazhdueshme. “Po shtohen gjithnjë e më shumë, kapja e sëmundjeve në stadet e para. Atëherë kur edhe kurabiliteti i kësaj sëmundjeje shkon deri në 99%”-tha mjekja.

Read more ...


Turqia dhe Rusia rifillojnë patrullimet e përbashkëta tokësore në pjesën veriore të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiye-s njoftou se ka rifilluar patrullimet e përbashkëta tokësore me Rusinë në Siri, të cilat u ndërprenë tetorin e kaluar për arsye sigurie, transmeton Anadolu.“Deri më 5 tetor 2023, ishin kryer 344 aktivitete të përbashkëta të patrullimit tokësor. Megjithatë, aktivitetet e patrullimit u ndërprenë për shkak të situatës së sigurisë në rajon”, thuhet në deklaratë, ku shtohet:“Aktiviteti i përbashkët i patrullimit tokësor i kryer nga Türkiye dhe Federata Ruse ka rifilluar më 22 gusht 2024, me 4 automjete (2 Pars, 2 Kirpi-2) dhe 24 personel që marrin pjesë në pjesën lindore të zonës së Operacionit ‘Burimi i Paqes’”.

Read more ...


Paris 2024, Shqipëria merr medaljen e dytë olimpike

Shqipëria ka siguruar medaljen e dytë në Lojërat Olimpike në Paris në sportin e mundjes. Mundësi i Shqipërisë, Islam Dudaev fitoi medaljen e bronztë në peshën 65 kg.Ai mposhti rivalin hungarez, Iszmail Muszukajev me rezultatin 13-12.Mundësi i Shqipërisë siguroi sot finalen, pasi kundërshtari i tij, amerikani Zain Allen Retherford, nuk arriti dot peshën. Pas medaljes së djeshme të bronztë nga mundësi Chermen Valiev, sot ishte Islam Dudaev ai që arriti të fitojë medaljen e dytë të bronztë, që është e dyta në historinë e Shqipërisë

Read more ...

XS
SM
MD
LG