Lidhje


Një vepër që dëshmon përkushtimin e sinqertë ndaj kombit dhe shtetit shqiptar – Nga Hoxhë Bekir Halimi

 

Elhamdulilah, dje përfundova së lexuari këtë libër (Në gjurmët e shtegtimit tim, Burhan Al Din Sejdi Fili), të pasur me informacione, dëshmi dhe ngjarje tejet interesante. Çdo faqe e tij të afron me një periudhë të rëndësishme të historisë sonë dhe të njeh me një angazhim të jashtëzakonshëm, të mbështetur mbi dije, sakrificë dhe përgjegjësi të lartë morale.

Read more ...


Kush e fshiu Islamin nga Fjalori i Gjuhës Shqipe?

 Nga Samuel Laze

 

Në Janar 2026 Akademia e Shkencës e Shqipërisë nxori në qarkullim Fjalorin e Madh Online të Gjuhës Shqipe, një projekt aq sa i domosdoshëm për nga rëndësia po aq edhe i vonuar për nga koha që duhej publikuar. Promovimi i tij solli reagime të ndryshme pozitive e negative që nga sfera akademike deri te shtresa standarde e shoqërisë. Ndër të tjera, jo me pa të drejtë u ngrit edhe diskutimi mbi ekzistencën e një tendence për anashkalimin,  injorimin dhe eliminimin e terminologjisë islame në këtë fjalor.

Read more ...


Kur feja dhe shkenca pajtohen: Shtatë shekuj më parë dijetari musliman, Ibn Kajim el Xheuzijeh, i hodhi poshtë teoritë e Tokës së sheshtë

Nga hoxhë Florian Leli
 
 
Një prej dijetarëve myslimanë të hershëm që foli dhe mbrojti qartë sfericitetin e Tokës ishte edhe imam Ibn Kajim el Xheuzijeh. Në librin me titull “Miftah daris seadeh” që në shqip do të thotë “Çelësi i Botës së Lumturisë” ai trajtoi çështje të rëndësishme në lidhje me astronominë, astrologjinë dhe qasjen fetare dhe islame ndaj tyre. Në pjesën e dytë të librit, Ibn Kajim foli gjatë për lidhjen e astronomisë së hershme me botëkuptimet fetare pagane dhe bestytnitë e kota. Në trajtesën e tij të gjatë ai bëri një ndarje të qartë mes asaj që është astronomi shkencore e pranuar dhe asaj që është një astrologji pseudoshkencore dhe e mbuluar me bestytni dhe përfytyrime fetare dhe filozofike të rreme.

Read more ...


Nëna nuk na lë kurrë vërtetë vetëm, qelizat e saj jetojnë brenda zemrës sonë përgjithmonë

Studimet shkencore kanë zbuluar një mrekulli të fshehur të lidhjes mes nënës dhe fëmijës, të quajtur “mikrokimerizëm”. Ky fenomen tregon se qelizat e nënës mund të mbeten brenda trupit të fëmijës për dekada, madje edhe gjatë gjithë jetës, duke krijuar një lidhje të paharrueshme dhe të gjallë biologjike.

 

Gjatë shtatzënisë ndodh një shkëmbim i mrekullueshëm qelizash përmes placentës: qelizat e fetusit arrijnë tek nëna, dhe një pjesë e qelizave të nënës udhëton drejt trupit të foshnjës. Këto qeliza janë zbuluar në gjak, lëkurë, mëlçi, palcë kockore dhe madje edhe në tru, duke u përshtatur me inde të ndryshme. Shkencëtarët besojnë se ato luajnë një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e indeve dhe në mbrojtjen e sistemit imunitar.

Read more ...


DOKUMENTI/ 19 kilometra larg Athinës në 1901 askush nuk dinte greqisht, gazetari: Flasin vetëm shqip

The Journal Junior – Minneapolis më datën 31 gusht 1901 raportoi se një mësues, në fshatin e Salesit zbuloi që nxënësit e tij nuk kuptonin asnjë fjalë të vetme në greqisht.

 

Ka ndodhur në vitin 1901, kur një media e rëndësishme në SHBA, raportonte se në një zonë vetëm 12 milje (19.31 km) larg Athinës, askush nuk dinte asnjë fjalë greqisht.

Read more ...

XS
SM
MD
LG