Lidhje


Sulmoi murgeshën franceze në Jerusalem, izraeliti përballet me drejtësinë

 

Ministria e drejtësisë e Izraelit ka njoftuar këtë të enjte se një izraelit i dyshuar për goditjen dhe plagosjen e një murgeshe katolike franceze në Jerusalem do të dalë në gjyq për sulm të motivuar nga armiqësia ndaj një grupi fetar.

 

Sulmi ndaj murgeshës, një studiuese 48-vjeçare në Shkollën Franceze të Kërkimeve Biblike dhe Arkeologjike të Jerusalemit, ndodhi në Malin Sion pranë Qytetit të Vjetër.

 

I dyshuari, Yona Simcha Schreiber ka qenë nën arrest që nga 29 prilli dhe prokuroria ka kërkuar që ai të mbetet në paraburgim deri kur të zhvillohet gjyqi.

 

Pamjet e kamerave të sigurisë nga vendi i ngjarjes tregojnë një burrë që nxiton drejt murgeshës dhe e shtyn atë me dhunë në tokë, ku ajo gati sa nuk e godet kokën në një gur. Burri largohet nga vendi i ngjarjes vetëm për t’u kthyer dhe për ta shqelmuar murgeshën përpara se të ndërhyjë një kalimtar.

 

Konsullata franceze në Jerusalem e dënoi sulmin, duke kërkuar që burri të nxirret para gjyqit. Ministria e Jashtme e Izraelit dënoi gjithashtu “aktin e turpshëm” në një deklaratë për X, dhe tha se Izraeli mbeti i përkushtuar për të mbrojtur lirinë e fesë dhe lirinë e adhurimit për të gjitha besimet.a

XS
SM
MD
LG