Lidhje


Protestuesit pro-palestinezë 'anuluan' darkën e punës Trudeau-Meloni

Qindra protestues në Toronto penguan një darkë pune që kryeministri kanadez Justin Trudeau kishte planifikuar me kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila ndodhej në Kanada për vizitë, raporton Anadolu. Pritja ishte planifikuar të mbahej në Galerinë e Arteve të Ontarios në Toronto, por kryeministrat Trudeau dhe Meloni dhe zyrtarë të tjerë nuk u lejuan të hynin në ndërtesë. "Për arsye sigurie, ngjarja u anulua", njoftoi Zyra e kryeministrit të Kanadasë për televizionin kanadez CBC News. Para godinës ishin mbledhur rreth 200-300 protestues ndërsa policia nuk bëri të ditur nëse ka të arrestuar.

 

Ashtu si në protestat e tjera pro-palestineze, protestuesit thanë se Kanadaja dhe Trudeau po financonin gjenocidin në Gaza.

 

Kanadaja ka bërë thirrje më parë për armëpushim në enklavën palestineze, por kryeministri Trudeau ende beson se Izraeli ka të drejtë të mbrohet.

 

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi të dielën se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në 30.410./Nga AnadoluA

 

XS
SM
MD
LG