Lidhje


Arbitri që i “preu rrugën” Bayernit? UEFA hap hetim pas vendimeve që ndezën eliminimin ndaj PSG-së

 

Bayern Munich barazoi 1-1 me PSG-në në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League, por nuk mjaftoi për të kapur finalen, falë fitores 5-4 të parisienëve në duelin e parë. Mirëpo, sfida e dytë ishte plotë polemika.

 

Këto të fundit erdhën si shkak i vendimeve të arbitrit kryesor të ndeshjes, portugezit . Ky i fundit mori vendime të dyshimta, për 3 prekje me dorë, 2 të cilat ishin brenda zonës së PSG-së dhe një tjetër që mund të ndëshkonte Nuno Mendes me karton të kuq, duke lënë PSG me 10 lojtarë që në pjesën e parë.

 

Por duket se arbitri në fjalë s’ia ka hedhur pa lagur. Raportohet se pas përfundimit të ndeshjes, një zyrtar i lartë nga kontaktuar menjëherë zyrën e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin.

 

Kështu, institucioni më i lartë i futbollit evropian, ka nisur hetimet ndaj gjyqtarit Joao Pinheiro. Madje, ka dëshmitarë që tregojnë se vetë arbitri portugez ka pasur një takim me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi para kësaj sfide.

 

Pritet të shihet se si do të shkojnë hetimet për gjyqtarin Pinheiro dhe këtë ndeshje që shkaktoi shumë zhurmë nga opionioni publik e jo vetëm.

XS
SM
MD
LG