Kamala Harris për luftën e Trump me Iranin: Budallallëk!
Ish-nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka kritikuar të enjten politikën e administratës Trump ndaj Iranit, duke e quajtur situatën “budallallëqe” dhe duke thënë se lufta nuk është e dëshiruar nga populli amerikan dhe nuk është autorizuar siç duhet nga Kongresi.
Gjatë një aktiviteti me Demokratët e Nevadës në Las Vegas, Harris tha se konflikti nuk duhej të ishte nisur dhe se deklaratat e mëhershme për përshkallëzim janë, sipas saj, të pabazuara.
“Janë thjesht budallallëqe,” u shpreh ajo mes duartrokitjeve të të pranishmëve, duke shtuar më vonë me humor se kishte premtuar të mos përdorte më gjuhë të ashpër në publik.
Harris gjithashtu paralajmëroi se përshkallëzimi i konfliktit me Iranin mund të ketë pasoja globale, duke përmendur ndikimin në tregjet e energjisë dhe mbështetjen ushtarake për Ukrainën, si dhe përfitimet e mundshme për Rusinë nga situata.
“Nuk do ta konsideroj si idiot. Ai është i rrezikshëm,” tha ajo duke iu referuar presidentit Donald Trump.
Ish-nënpresidentja kritikoi gjithashtu zhvillimet në politikën zgjedhore në SHBA, duke përmendur vendime të Gjykatës së Lartë dhe përpjekje për ndryshime në hartën zgjedhore, të cilat sipas saj mund ta bëjnë më të vështirë votimin për qytetarët dhe të ndikojnë në zgjedhjet e ardhshme.